Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasje, arrati dhe hakmarrje; Si nisi historia e familjes së Genc Tafilit

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Të Gjitha
Vrasje, arrati dhe hakmarrje; Si nisi historia e familjes së Genc Tafilit

Genc dhe Admir Tafili

Gjykata e Krujës liroi sot Genc Tafilin. Lirimi i tij bëri bujë për shkak të rrethanave, teksa Tafili përfitoi lirim me kusht pasi kreu 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar.

Genc Tafili vuante dënimin për shkak se akuzohej, bashkë me vëllanë e tij Admirin, për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, në vitin 2000.

Por, cila është historia e familjes Tafili, e cila prej vitesh jetoi mes vrasjeve, hakmarrjes dhe arratisë?

Bahri Tafili, i ati i Gencit dhe Admirit, ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohej se kishte vrarë Gëzim Gecin, pas një konflikti për çështje pronësie.

Historia nis pikërisht më 2 gusht të vitit 2000, teksa Shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Prelë Pjetrushi së bashku me disa efektivë të tjerë po kryenin një kontroll rutinë, kur vunë re se Bahri Tafili u largua me vrap dhe u mbyll në banesë në mënyrë që t’i shpëtonte kontrollit.

Petrushi dhe efektivët ndërmorën tentativën për ta arrestuar, por u përballën me breshëri plumbash. Ishin vetë Bahri Tafili dhe djali i tij Genci ata që qëlluan drejt forcave të policisë, duke i detyruar këta të fundit të kërkojnë përforcime.

Në kushte të tilla, në krye të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vihet Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Ky i fundit qëllohet në gjoks pas disa minutash shkëmbim zjarri, ndërsa ndërroi jetë pas disa orësh në spitalin e Shkodrës.

Efektivët e policisë ekzekutojnë të dyshuarin Bahri Tafili dhe arrestojnë të birin Gencin. Ai u dënua me 25 vjet burgim, por lirohet pas 17 vitesh nga Gjykata e Krujës, e cila i heq tetë vitet e burgut që i kishin mbetur.

Djali tjetër i Bahriut, Admiri u betua se do të hakmerrej ndaj atyre që i vranë babanë, duke shënjestruar kështu Prelë Pjetrushin. Teksa Genci ndodhej në qeli, Admiri nis të hakmerret dhe i bën atentat Pjetrushit, teksa ky i fundit ndodhej me shërbim në komisariatin e Malësisë së Madhe.

Pjetrushi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa Admir Tafili u arrestua pas disa muajsh nga policia. Ndërkohë, oficeri i lartë i policisë Prelë Pjetrushi u largua në SHBA për arsye sigurie, por la pas familjen në Shkodër.

Një leje e dhënë nga nëpunësit e burgut të Shën Kollit për Admir Tafilin bëhet shkas për dy vrasje të tjera. Admiri mori leje 5-ditore më 2 tetor të vitit 2010 për të takuar familjarët, por kjo leje ishte një justifikim për t’u arratisur. Ai arrin arrin të largohet në sy të gardianëve, të cilët e ruanin para shtëpisë.

6 muaj pas arratisjes, konkretisht më 18 mars 2011, Admir Tafili qëllon për vdekje pas një prite pranë banesës së tyre, dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve Prelë Pjetrushi, shtetasit Nik dhe Gjovalin Pjetrushi. Këta të fundit ishin kthyer në atdhe për disa ditë pushim, por u ekzekutuan në mes të rrugës.

Tafili mbërrin në Tiranë dhe krejt i qetë ulet në një lokal në afërsi të Repartit Special RENEA. Konsumon një birrë dhe lajmëron policinë e Tiranës se ishte gati që të dorëzohej.

Gjykata e dënoi Admir Tafilin me burgim të përjetshëm, por ai u arratis nga Burgu i Drenovës në vitin 2013. Pas disa orësh, Admiri arrestohet bashkë me disa të dënuar të tjerë në afërsi të fshatrave të Librazhdit.

Aktualisht Admir Tafili vijon të vuajë dënimin e përjetshëm edhe me disa akuza të tjera të rënda pasi dyshohet se nga burgu drejtonte një organizatë, e cila kryente vrasje me pagesë.

Lirimi me kusht i vëllait të Admirit, Genc Tafilit shkaktoi shumë reagime. Fillimisht ishte Prokuroria e Krujës ajo që kundërshtoi vendimin e sotshëm të Gjykatës së Krujës për ta liruar me kusht Gencin.

Kështu, Prokuroria e Krujës ka ankimuar në Gjykatën e Apelit lirimin e Tafilit, me argumentin se vepra për të cilën ai është dënuar, nuk përfiton lirim me kusht dhe se vendimi i gjykatëses Enkeleda Hoxha është në kundërshtim të hapur me ligjin.

Menjëherë më pas reagoi edhe Presidenca, me anë të një njoftimi, ku Meta urdhëronte Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që të fillonte urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate.

Por, çfarë ka thënë Genc Tafili për vrasjen e Zylyftarit?

“Shteti asnjëherë nuk u mundua të zbardhte ngjarjen që na shkatërroi. Si u vra Zylyftari? Pse u soll ai në operacionin për kapjen e babait tim kur ky lëvizte çdo ditë nëpër qytet, në peshkim ku kishte biznesin dhe mund të kapej kurdo? Gjithçka ishte kurth për të vrarë Arben Zylyftarin. Ai më ka vrarë babën të dorëzuar dhe desh të më vriste dhe mua për të humbur gjurmët. Nuk kam shpresë te ky shtet. Ndoshta duhen të tjera viktima, këtë herë nga pala jonë, që shteti të vërë mend”, është shprehur Genci në një apel të fundit nga burgu për shtetin./ Tirana Today

Tags: arratiGenc TafilitHakmarrjehistoria e familjessi nisivrasje

TË LIDHURA

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij
Aktualitet

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

18:43 | 17/09/2025
Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira
Aktualitet

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

17:34 | 17/09/2025
Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital

17:20 | 17/09/2025
Next Post
Zv/ministri: Puset me sahat brenda 2018-ës, tarifat e ulëta

Zv/ministri: Puset me sahat brenda 2018-ës, tarifat e ulëta

Me Turqinë fillon epoka “Panucci”

Me Turqinë fillon epoka "Panucci"

Studentët e ekselencës/Gjosha: Rama si la të flasin se ka frikë nga realiteti

Studentët e ekselencës/Gjosha: Rama si la të flasin se ka frikë nga realiteti

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika
Bota

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

by mirseda
20:22 | 17/09/2025
0

Ky është momenti i tmerrshëm kur disa banda përdorin shpata, thika dhe shkopinj metalikë gjatë një përleshjeje...

Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

19:31 | 17/09/2025
Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

19:23 | 17/09/2025
Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re

Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re

19:10 | 17/09/2025
E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse Izraeli kualifikohet

E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse Izraeli kualifikohet

19:03 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com