Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja për nder/ Në dhomën e çiftit u gjet edhe drogë, Gjeçi u qëllua 3 herë në kokë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja për nder/ Në dhomën e çiftit u gjet edhe drogë, Gjeçi u qëllua 3 herë në kokë

Përpos dëshmive të personave të përfshirë në vrasjen e Arben Gjeçit, të cilët pranojnë krimin dhe marrëdhëniet mes tyre, hetuesit kanë kryer një sërë veprimesh në terren.

Nga këqyrja e vendit ku ndodhi ngjarja, te rrugët e fshatit dhe dhoma e gjumit të Defrim Kurtit, të dhënat e gjetura përkojnë me dëshmitë e dhëna nga Kurti, Elida Cani dhe autori i dyshuar i vrasjes, Esat Cani, duke i bërë ato të besueshme dhe të përdorshme në cilësinë e provës para Gjykatës. Kujtojmë se kunati i autorit, Defrim Kurti, u mundua të fshihte trupin e 35-vjeçarit, duke e larguar nga prona e tij.

Gjatë dëshmisë, ai ka treguar sesi ka vepruar, ndërsa në rrugët e fshatit dhe vendin ku ka lënë trupin janë gjetur njolla gjaku të viktimës. Ndërkohë, ndaj Kurit u ngrit edhe akuza e prodhimit të lëndëve narkotike, kjo pasi në kontrollin e kryer në dhomën e tij është gjetur një sasi prej 6 gramë kanabis sativa.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 24 janar, ku Esat Cani, pasi ka ruajtur viktimën, në momentin që ka dalë nga banesa e motrës së tij, e ka qëlluar me shufër hekuri 3 herë pas kokës. Arben Gjeçi mbeti i plagosur, ndërsa për rreth 3 orë, trupi i tij është lëvizur nga vendi ku u plagos, në një lagje tjetër dhe më pas në banesën e një banori të fshatit, ku ka ardhur vëllai i tij dhe e ka marrë për ta transportuar në spital.

Ndërkohë, i riu Esat Cani e ka pranuar krimin dhe mbi të rëndon akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje me pasojë vdekjen”. Edhe vetë 20-vjeçarja Elida Cani, në dëshminë e dhënë, ka pranuar lidhjen me viktimën, ndërsa ka treguar për takimin e pasdites së 24 janarit, që do të përfundonte me vdekjen e të dashurit të saj.

“Kam dëgjuar zhurmë goditje”, ka thënë ajo, ndërsa ka shpjeguar për hetuesit se nuk e kishte parë personin që qëlloi. Në momentin që ka shkuar të shikonte, ishte vetëm trupi i gjakosur i Arben Gjeçit, i cili, sipas saj, përpëlitej dhe nuk thoshte asnjë fjalë.

ÇFARË U GJET NË VENDIN E NGJARJES

Nga këqyrja që iu bë vendit të ngjarjes dhe pikërisht në oborrin e shtetasit I.K., në pjesën që përkon me murin e banesës dykatëshe të pabanuar, me fasadën e murit të depos, ku ndërmjet saj e ndan një derë prej druri që ndan një oborr, ku si pikë referimi u mor këndi i murit të shënuar me PO, evidentohen mbetje të gjakut, në një shtresë copëzash druri si tallash. Në distancën 15 centimetra nga vendi ku evidentohen shenja gjaku, shikohen shenja të njëjta.

Po në të njëjtin vend, janë dy elemente drusorë të mbështetur në tokë dhe në mure me gjatësi 88×90 centimetra, ku në pjesën e tyre ishin me njolla të kuqe si të gjakut. Të dy këto elementë drusorë u paketuan në cilësinë e provës materiale. Nga ana jonë, po me tampon steril u mor njolla për ekzaminim biologjik, si dhe mbetje të copave të tallashit. Këqyrja vazhdoi në dhomën e gjumit të shtetasit Defrim Kurti, e cila është katër metra nga vendi i ngjarjes.

Në dhomë, në krahë të raftit, u gjet një bluzë me gri e rozë me dekorim “Adidas”, e cila evidentohet me tabelën nr. 3, dhe merret në cilësinë e provës për ekzaminim biologjik. Në sirtarin e krahut të majtë, kati i parë, u gjet një qese plastike ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar kanabis sativa, e cila pas ambalazhimit dhe peshimit rezultoi me peshë 6.2 gramë.

Këqyrja vazhdoi në rrugët e fshatit për te banesa e shtetasit R.C dhe pikërisht në vendin e quajtur lagje “Bakutja”. Në tokë vërehen mbetje me ngjyrë të kuqe si të gjakut dhe evidentohen me tabelën numër 6, që rezulton masë glukoze dhe me tampon u mor substancë për ekzaminim. Po në të njëjtin vend, u gjetën njolla të tjera si të gjakut. /PANORAMA

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
Bujar Sheshi: Nuk jam unë agjenti “Venus” i Sigurimit te Shtetit!

Bujar Sheshi: Nuk jam unë agjenti "Venus" i Sigurimit te Shtetit!

Rrahja e gjyqtarëve në Vlorë, FSHF reagon ashpër: Autorët i pret burgu!

Skandali/ Disiplina ‘manipuloi’ Kodin, si u kalua me një dënim të lehtë goditja e arbitrit

Paqja me talebanët, lufta e kotë e SHBA-së në Afganistan

Paqja me talebanët, lufta e kotë e SHBA-së në Afganistan







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 shkurt 2026
Moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 shkurt 2026

by mirseda
08:26 | 24/02/2026
0

Gjatë ditës së sotme, e martë 24 shkurt, priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës mund...

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com