Avokati grek i të ndjerit Konstandinos Katcifas, ka reaguar në lidhje me pretendimet e palës shqiptare, nëse ishte ekstremist. Në një prononcim për tv grek “Star”, ai i është drejtuar palës shqiptare që të vërtetojë nëse Katcifas ishte ekstremist.
Për të, pretendimi i palës shqiptare nuk qëndron. “Mungon video e kamerave të Forcave RENEA” , ka thënë më tej ai.
Konstandinos Katcifas njihej si një ekstremist grek i qarqeve te Vorio-Epirit. Ne faqen e tij në facebook, ai shfaqej me uniformën e trupave speciale greke dhe me mesazhe urrejtje ndaj shqiptarëve.