Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vrasja e gjyqtares/ Presidenti merr 4 nisma: Asnjë amnistim për të dënuarit për krime në familje

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vrasja e gjyqtares/ Presidenti merr 4 nisma: Asnjë amnistim për të dënuarit për krime në familje

Presidenti Ilir Meta ka marrë 4 nisma pas vrasjes së gjyqtares, Fildes Hafizi. Një nga këto nisma është kontrolli nga KLD i tre gjyqtarëve që dënuan me 3 vite burg ish-burrin e gjyqtares Fadil Kasemi, i cili kishte tentuar ta vriste para 2 vitesh.

Gjithashtu, Meta ka vendosur që të mos falë në amnistinë e fundvitit asnjë person të dënuar për krime në familje.

Presidenti ka kërkuar që të përfshihet në mbledhjen më të parë të KLD një raportim mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga ky organ, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes.

DEKLARATA E PRESIDENTIT META:

Ditët e fundit opinioni publik u trondit nga një krim mizor i kryer ndaj gjyqtares Fildez Hafizi. Fenomeni i dhunës në familje është një plagë e madhe dhe tepër e ndjeshme në shoqërinë shqiptare.

Përpjekje të vazhdueshme janë bërë nga institucionet shtetërore përgjegjëse, për reduktimin e këtij fenomeni, si dhe mbrojtjen e integrimin e viktimave të dhunës në familje.

Por përsëri ato mbeten shumë pak, ndaj kërkohet që çdo institucion sipas kompetencës dhe përgjegjësisë që ka, të angazhohet maksimalisht dhe të bëjë gjithçka për parandalimin e dhunës, dekurajimin dhe ndëshkimin e dhunuesve, me qëllim mbrojtjen dhe shëndoshjen e familjes shqiptare.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, të kompetencave që më njohin Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, po bëj publike këto nisma:

  1. Duke qenë se deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ushtroj funksionin e Kryetarit të KLD, kam kërkuar nga KLD dhe Inspektorati i saj, që në përputhje me kompetencat që iu njeh legjislacioni në fuqi, të fillojnë një procedurë për verifikimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Kavajës, më 28 prill 2016, ndaj shtetasit Fadil Kasemi.
  2. Gjithashtu kam kërkuar të përfshihet në rendin e ditës të mbledhjes më të parë të KLD, një raportim mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga ky organ, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje.
  3. Angazhohem që si President në ushtrimin e kompetencës kushtetuese të ushtrimit të së drejtës së faljes, do të zbatoj në germë dhe në frymë Kushtetutën e RSH, si dhe ligjin 10 295/2010 “Për faljen”, por jo vetëm.

Një familje e lumtur, në mirëqenie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. Duke pasur në konsideratë, sa të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti për çdo anëtar të familjes, por edhe rrezikshmërinë që paraqesin individët dhunues në familje, me qëllim dekurajimin dhe parandalimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave, angazhohem që gjatë mandatit tim presidencial, nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare (përfshirë këtu por jo vetëm, nenet 79/c, 130/a, të Kodit Penal).

Nëse për zbatimin e angazhimit të mësipërm në ushtrimin e të drejtës së faljes, nevojiten ndryshime në ligjin “Për faljen”, kërkoj angazhimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera, për ndërmarrjen e nismës ligjore për këtë qëllim.

  1. Gjithashtu i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë si nismëtare për projektligjet për dhënie amnistie, por edhe ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë, që në vijim në asnjë rast në këto projektligje, të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre, të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëniet familjare.

Është koha për të rritur bashkëpunimin dhe veprimin e të gjithë institucioneve me qëllim ndëshkimin shembullor të dhunës në familje

Tags: 4 nismailir metapresidenti

TË LIDHURA

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës
Kryesore

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

08:51 | 12/05/2025
Rezultatet deri në orën 8:00, ja si ndahen mandatet deri tani
Kryesore

Rezultatet deri në orën 8:00, ja si ndahen mandatet deri tani

08:28 | 12/05/2025
Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

22:53 | 11/05/2025
Next Post
MOTI/ Bien temperaturat, ja kur kthehen shirat

MOTI/ Bien temperaturat, ja kur kthehen shirat

Shenjat e depresionit, hapat e parë për shërimin e tij

Shenjat e depresionit, hapat e parë për shërimin e tij

Vrasja e gjyqtares, femrat shqiptare protestojnë kundër dhunës ndaj grave

Vrasja e gjyqtares, femrat shqiptare protestojnë kundër dhunës ndaj grave

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Numërohen 42% e votave: PS drejt 83 mandateve, të vegjëlit në “vështirësi”
Politikë

Numërohen 42% e votave: PS drejt 83 mandateve, të vegjëlit në “vështirësi”

by mirseda
13:50 | 12/05/2025
0

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi procesin e numërimit të...

Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM

Qarku Dibër/ PS kryeson me 58.78 përqind të votave

13:15 | 12/05/2025
PS-ja fiton edhe Skraparin

PS-ja fiton edhe Skraparin

12:40 | 12/05/2025
Del rezultati i votimit elektronik. PS fiton Vorën, Gonxhja më i votuari

Del rezultati i votimit elektronik. PS fiton Vorën, Gonxhja më i votuari

12:07 | 12/05/2025
Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM

Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM

11:59 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com