Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, votoi në qendrën e votimit në Surrel.
Pas votimit, gjatë një prononcimi për mediet, ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
I pyetur nga gazetarët për procesin zgjedhor, ai u përgjigj shkurt: “Jam besimplotë se do të kemi një ditë të bukur”.
Rama edhe sot mbante veshur “uniformën” e fushatës. Ai u shfaq me dy gishtat lart pranë kutisë së votimit.