Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vokshi: Rama fut drogën në listën e barnave të rimbursueshme

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vokshi: Rama fut drogën në listën e barnave të rimbursueshme

Deputetja, Albana Vokshi tha se kryeministri Edi Rama ka futur drogën në listën e barnave të rimbursueshme. Vokshi tha se në listën e Barnave të Rimbursueshme 2017 ishte planifikuar rimbursimi i drogës së fortë Fentanylit, për të cilën u alarmua edhe Agjencia Ndërkombëtare e Narkotikëve në Vjenë.

Deputetja Vokshi i kërkoi Ministres të japë llog​ari, veç të tjerave, pse nuk është miratuar Lista e Barnave të Rimbursueshme 2017.

Gjithashtu, deputetja e PD-së theksoi se Edi Rama e ka shndërruar sistemin shëndetësor në pazar për klientët e tij dhe kundër interesit të qytetarëve.

Statusi i plotë i Albana Vokshit:

Rama fut drogën në listën e barnave të rimbursueshme 2017

Pacientët lihen pa kurat e nevojshme për pazaret e miqve të kryeministrit

Kryeministri Rama urdhëroi sot Ministren e Shendetësisë të dale në një deklaratë të re mashtrimi për dështimin më të madh të Rilindjes: SHËNDETËSINË FALAS!!

Ministrja e Shëndetësisë pranon në cdo rresht të deklaratës së saj të gjitha akuzat dhe Denoncimet e Partisë Demokratike:

1) Ministrja Manastirlliu pranon se në 2017 fëmijëve diabetikë nuk ju siguruan fishat për matjen e nivelit të sheqerit në gjak. Arësyeja e vetme: mosmiratimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme 2017 (LBR2017). Sot, Ministrja e Shëndetësisë në deklaratën e saj sot duhet të jepte llogari: a) Pse LBR 2017 nuk u miratua kurrë??? b) Pse Damianës dhe 1500 fëmijëve të tjerë diabet‎ikë ju mohua e drejta për fisha të rimbursueshme një vit të tërë?? c) Cfarë pazaresh dhe cilët klientë te Ramës fshihen pas mosmiratimit të LBR 2017? d) A është KRIM të lësh fëmijët pa kura vetëm për hir të pazareve dhe fitimeve në kurriz të shëndetit të fëmijëve shqiptarë??

Ministrja Manastirlliu edhe sot u tall me fëmijët diabetikë. Në asnjë rresht të deklaratës qeveritare nuk i kërkoi falje pacientëve fëmijë për mohimin e një të drejte themelore, të drejtës për kujdes shëndetësor !

2) Ministja Manastirlliu flet për 140 barna të reja të rimbursueshme në 4 vite të Rilindjes. Edhe këtu Ministrja Mashtron. 140 janë thjesht altërnativa të ndryshme, numri i barnave të reja është shumë herë më i vogël. Por për padije apo mungesë informacioni, Ministrja nuk përmendi që vetëm vitet e fundit të Qeverisjes së Partisë Demokratike, Listës së Barnave të Rimbursueshme ju shtuan mbi 150 barna të reja për sëmundshmëri të pambuluara më parë si talasemia, kanceri i gjirit etj. Sot Ministrja kishte rastin t’u shpjegonte të sëmurëve (me tumor, sëmundje zemre, me sklerozë, sëmundje mendore, të psoriazis etj) pse 30 barnat e reja të planifikuar në LBR 2017 për kurimin e tyre nuk u rimbursuan kurrë?? Për sa kohë Qeveria do të vazhdojë të  rimbursojë ushqime ne vend te barnave?? (sic eshte rasti i ketosterilit‎)??

Sot Ministrja Manastirlliu duhet t’u shpjegonte shqiptarëve edhe SKANDALIN e RADHËS: a) Pse në listën e rimbursimit të barnave 2017 ishin të planifikuar për rimbursim e përdorim shtëpiak edhe drogëra të forta??? b) Kush e urdhëroi futjen e Fentanylit në LBR2017 për të cilin u alarmua edhe agjencia nderkombetare e narkotike ne Vjene? Pse nuk u bë kurrë publike që ishte falë edhe reagimit të tyre që ministria të terhiqej nga kjo cmenduri dhe krim me shendetin e njerezve??

3) Paturpësisht Ministrja në deklaratën e saj, përsëri gënjeu kur tha që përgjigjet për mamografitë e lëvizshme kthehen në kohë rekord. Është mbi 10 mijë nr i gravë që kanë kryer mamografinë e lëvizshme. Secilës i është dhënë në dorë (në rastin më të mirë) një CD që ka humbur kush e di ku në ndonjë sirtar të shtëpisë. Shumë prej tyre sot mund të kenë shëndet të përkeqësuar ose edhe mund të mos jetojnë më. Jeta apo përkeqësimi i shëndetit të grave, janë përgjegjësi direkte e Ministres Manastirlliu të cilën as cinizmi i tepruar e as mbrojtja e Kryeministrit nuk e shpëton dot.

4) Ministrja Manastirliu foli edhe per rimbursimin e barnave për 600 mije te pasiguruar që mbetet një spekulim i pastër i Ramës për të fshehur dështimin e premtimit të madh për Shëndetësi Falas. Që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, rimbursoheshin me 100% ose në mënyrë të pjesshme pothuajse të gjitha kategoritë: fëmijë, pensionistë, PAK, ndihmë sociale, të papunë etj. Mjaftonte një vërtetim nga institucionet shtetërore për të siguruar barna të rimbursueshme. Sot që në flasim, asgjë nuk ka ndryshuar as nga ana ligjore e as nga ana praktike. Skema funksionon krejt njëlloj si në kohën e PD. Të njëjtat kategori marrin rimbursim të plotë ose të pjesshëm. E vetmja gjë që ka ndryshuar, janë ngjyrat e ndezura të zyrave të punës, të cilat vetëm sa kanë shtuar kalvarin e gjatë e të mundimshëm për marrjen e vërtetimeve të papunësisë.

5) Ministrja foli edhe për akseleratorin linear, që në fakt është investim i Qeverisë Berisha. Ironikisht, Ministrja Manastirlliu sot ka akuzuar veten e saj për shpërdorim detyre. Për shkak të shkeljes së premtimit për vënien në punë të akseleratorit linear në afatin e duhur, ka qenë vetë Ministrja Manastirlliu, në atë kohë drejtoreshë ë QSUT, që ka urdhëruar përdorimin e pajisjeve të vjetra e të degraduara të kobaltit‎ me qëllimin e vetëm për të mashtruar pacientët dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre!! Vetëm pas denoncimeve të Partisë Demokratike, njëra prej këtyre pajisjeve u hoq nga përdorimi dhe tjetra vazhdoi të përdoret në raste të kufizuara.

‎6) Në fund, Ministrja Manastirlliu sot duhet të japë llogari: a) pse të sëmurët me hemofili ende vuajnë për mungesë faktori? b) pse të sëmurëve me kancer në onkologjik nuk ju jepet shërbimi dhe kura e duhur? c) pse sot ne cdo spital por edhe ne QSUT mungojnë pajisjet dhe barnat me elementare??? d) pse sot në QSUT nuk bëhen ekzaminimet e duhura për gratë e prekura me kancer gjiri??? Ju kujtoj që këto ekzaminime janë kryer më parë në QSUT… A ka lidhje kjo me dhënien me koncesionin e dyshimtë të laboratoreve?? e) pse mjekët ikin nga Shqipëria apo japin dorëheqje si mënyrë refuzimi për kushtet skandaloze në të cilat Ju i këni lënë të punojnë???

Në çdo vend demokratik, sjellje të tilla të papërgjegjshme të autoriteteve ministrore shoqërohen me dorëheqje! Pra iu hiqet “fisha” zyrtarëve neglizhentë dhe pazarxhinj me listën e ilaçeve…dhe i dorëzohen organeve të drejtësisë!!

Sot, e vetmja kurë e plotë për vendin mbetet Largimi i Edi Ramës!!!

Tags: drogëne barnavefutlistënramarimbursueshmeVokshi

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Hysaj: Lufta për titull? Duhet të jemi më të egër

Hysaj: Lufta për titull? Duhet të jemi më të egër

“Rapiskani”/Berisha fitoi miliona dollarë, humbësit kanë “luksin” të padisin

“Rapiskani”/Berisha fitoi miliona dollarë, humbësit kanë “luksin” të padisin

Lubonja: Propaganda e Ramës e njëjtë si e Hoxhës

Lubonja: Propaganda e Ramës e njëjtë si e Hoxhës







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com