Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Vogëlushja shqiptare i lutet nënës: Po ike ti unë vras veten…

7 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha
Vogëlushja shqiptare i lutet nënës: Po ike ti unë vras veten…

E ftuar në “Ka një mesazh për ty” sot ishte Rudina, nënë e tre fëmijëve e cila kishte kaluar shumë vuajtje në jetë. Rudina rrëfeu se ishte rritur në një familje shumë të varfër dhe ku dhunohej. Më pas ajo vendosi të martohej me shpresën se jeta do i ndryshonte, por nuk ndodhi.

Rrëfimi

“Jam 38 vjeçe dhe do doja ta nisja historinë time që në lindje. Ishte dimër, shumë ftohtë. Kam lindur poshtë urës, në ujë. Ishte dimër, 29 Janar. Mami nuk arrit dot të shkonte në spital. Mami im ishte së bashku me nusen e xhaxhai dhe ishte ajo që më shpëtoi. Më dërguan në spital dhe pas shumë kohësh e kam marrë veten. Kemi qenë 6 fëmijë dhe me shumë pak të ardhura. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë, pasi vetëm babai punonte. Vuanim dhe për të ngrënë, pasi vetëm rrogën e babait kishim. Nuk mbaj mend një gjë të bukur në jetën time. Babai ka qenë shumë nevrik dhe vëllezërit kanë qenë shumë fanatikë. Gjithmonë femra duhet të rrinte mbyllur dhe nuk duhet të dali. Kam punuar që 13 vjeçe në një firmë italiane. Më pas pushoja shumë pak dhe dilja për të punuar tokat. Shkoja në darkë dhe isha shumë e lodhur, flija pa ngrënë. E njëjta gjë përditë. Kam punuar deri në moshën 20 vjeç. Më pas kunata ime më njohu me një djalë që ishte nga Shkodra ishte oficer. Bëmë prezantimin dhe për 30 minuta kam vendosur për tu martuar me atë person, vetëm se doja të ikja nga ai vend. U martova në vitin 2001, dhe isha e lumtur që të shpëtoja nga jeta që bëja. U martuam në vitin 2001. Prindërit e tij e kanë lënë shumë të vogël. Mamaja e ka lënë 9 muajsh, babai 10 vjeç. Në fillim e morën xhaxhallarët për ta mbajtur por më pas e çuan në jetimoren e Shkodrës, ku ka ndenjur deri në moshën 18 vjeç. Më pas erdhi në Tiranë ku nisi dhe shkollën. Ai më ka treguar se ka vuajtur më shumë shpirtërisht kurse unë e kisha vuajtjen fizike në një familje që përdorej dhunë. Unë jam rrahur në mënyrë barbare me kamxhik kali dhe nuk do e harroj kurrë.

Martesa

U martuam dhe Isai kërkonte të bënte fëmijë, ngaqë ishte rritur vetëm, jetim. Fajin ma vendoste mua, duke më thënë ja ti nuk bën fëmijë. Unë punoja në Durrës dhe një ditë kishte shkuar në spital dhe ishte vizituar ku i kishin thënë mjekët se kë vetëm 1% shans për të bërë fëmijë. Shkoj në shtëpi dhe e pyes nëse ishte vizituar dhe më thotë, po vajta. Nisi të qante dhe tha që jetimi është gjithmonë i pa fat. Zoti më la pa nënë dhe pa baba, tani po më le me dhe pa fëmijë. Unë i thashë që mos beso tek mjekët, është Zoti ai që vendos, nuk vendosin doktorët. Unë e përjetoja shpirtërisht atë që mjekët kishin thënë, por nuk e shprehja. Erdhëm në Tiranë dhe më thanë mjekët që shumë shpejt do të kishim fëmijë. Në Shtator kam ngelur shtatzënë me djalin. Ka qenë një gjë shumë e madhe të cilën nuk e besoja. Bëra një test dhe e kam parë mbi 100 herë atë ditë. Vjen burri nga puna dhe i them do të jap një lajm shumë të mirë, do të bëhesh baba. Në vitin 2004 erdhi në jetë djali me ermin Rusildo dhe pas 7 muajsh unë ngelem shtatzënë me vajzën. Nuk doja ta mbaja sepse ne ishim vetëm në një dhomë, me qira,vetëm burri punonte. Unë lindjen e kam pasur me operacion. Rusildo ishte shumë i vogël dhe nuk i përballoja dot të dy. Por nëna ime më ka thënë që mos bëj gabim ta heqësh foshnjë. Ka qenë nëna ime ajo që e kam sjellë në jetë vajzën. Ajo lindi në vitin 2005. Fëmijët e mi janë rritur me shumë vështirësi. Pas 5 vitesh vjen në jetë vajza imë tjetër, Samanta. Në ndryshuam shtëpi, pasi qiraxhiu na i rriste çdo muaj qiranë. Samata ka lindur në kushte më të këqija se fëmijët e tjerë. Çfarë binte jashtë, hynte brenda.

Largimi

Doja të ikja sa më parë nga ai vend. Ika vetëm unë me fëmijët dhe burrin nuk e mora dot se nuk ishim të sigurt në azil. Burri punonte oficer këtu dhe kishim frikë se mos humbiste punën. Unë mora fëmijët dhe ika në azil në Gjermani. Me tre fëmijë rrugëve dhe një çantë të madhe në shpinë që e kisha për të ushqyer fëmijët. Shkojmë në kamp dhe kur kam hyrë aty, pashë shumë njerëz. Fëmijët nisën ta qanin dhe unë pas atyre. Ata donin të largoheshin, por më pas mblodha veten. Ndenjëm një natë në Mynih dhe me pas na erdhi letra për tu larguar në një qytet tjetër ku duhet të merrja tre trena. Kam ndërruar 7 ose 8 kampe. Në kamp kishte shumë njerëz dhe ju binte të fikët nga mungesa e ushqimit. Unë kam parë skena të tmerrshme. Flija ditën kur fëmijët i kisha të siguruar. Në kampe ka pasur edhe përdhunime, sherre pothuajse çdo ditë. Na çuan në një kamp dhe dy fëmijët e mi i çova në shkollë. Mu duk sikur jeta ndryshoi, por më pas na çuan në një kamp aty ku kishte persona që do ktheheshin mbrapsht. Çdo gjë ishte me racion. Në Shqipëri kemi ardhur në Shkurt të vitit 2016 dhe u kthyem tek shtëpia e oficerave. Kemi marrë një kredi për të blerë shtëpinë dhe e kemi për 20 vite. Edhe pse kërkoja këtu një punë ishte e pamundur më pas nisa te shkoja në Gjermani të punoja nga 3 muaj dhe kthehesha. Unë ju thoja fëmijëve ditën e fundit që do ikja, pasi ata qanin. Herën e fundit vajza e vogël më shkroi një letër para se të ikja dhe që prej asaj dite e mbaj me vete”, tregoi Rudina.

Letra

“E dashur mami, unë të dua shumë. Të lutem mos shko në Gjermani. Po ike ti unë e vras veten, vetëm për ty. Zemra më bëhet zjarr kur të shoh ty, je dashuria ime. Samanta!”, ishte letra e vogëlushes.

Rudina ka marrë një vendim, të mos kthehet në Gjermani dhe i ka ftuar fëmijët për t’ja thënë. Ata erdhën në studion e “Ka një mesazh për ty” dhe u emocionuan kur panë të ëmën.

“Më falni që ju gënjeva dhe ju thashë që nuk vi se më ka humbur pasaporta. Edhe ju u mërzitët shumë . Por doja t’ja u thoja publikisht. Rusildo të kërkoj falje që nuk të kam ndjekur në ndeshjet e tua. Mami të premton që sot e tutje do të ndjekë të gjitha ndeshjet e tua. Unë jam një tifoze e çmendur për ty. Dhe ty Isabela të kërkoj falje që të kam ngarkuar me aq shumë punë, ke pasur dhe shkollën. Të kërkoj falje shumë dhe nuk do të ndodhë më. Dhe ty Samanta të premtoj që do jem gjithmonë me ju dhe pranë jush. Nuk do ju lë më kurrë vetëm”, i premtoi Rudina.

Burimi: tvklan.al

Tags: unëvetenvras

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve!
Bota

Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve!

16:14 | 09/05/2025
Next Post
Punime në linjë, ja zonat Tiranës që nuk do kenë drita sot

Punime në linjë, ja zonat Tiranës që nuk do kenë drita sot

Klement Balili sfidon bashkëfshatarin, Ardi Veliu merr ultimatum nga Rama

Klement Balili sfidon bashkëfshatarin, Ardi Veliu merr ultimatum nga Rama

Arratiset jashtë vendit Lul Berisha, policia gjeti në banesë…

Arratiset jashtë vendit Lul Berisha, policia gjeti në banesë...

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

by mirseda
22:53 | 11/05/2025
0

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,...

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

22:48 | 11/05/2025
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

22:46 | 11/05/2025
Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

19:18 | 11/05/2025
Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

19:10 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com