Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vlerat me dy standarde të Bashkimit Evropian

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Vlerat me dy standarde të Bashkimit Evropian

Nga Hans Kundnani, “Politico.eu”

Përkrahësit e projektit evropian, flasin shpesh për një grup thelbësor “vlerash evropiane”, që qëndrojnë në themelin  e saj. Në një kohë kur Bashkimi Evropian po kërcënohet brenda dhe jashtë, ideja është veçanërisht joshëse. Ajo e heq BE-në nga grupi i entiteteve, që ndjekin thjesht interesat e tyre – si çdo shtet tjetër ose grup shtetesh – dhe e bën atë një “fuqi normative”, që mund të thuhet me besueshmëri, duke e bërë botën një vend më të mirë.

Por kjo ide është disi hantingtoniane. Ajo sugjeron që politika ndërkombëtare, është një “përplasje qytetërimesh”, në të cilën vijat ndarëse janë kulturore. Por a ekzistojnë “vlerat evropiane”, në ndonjë mënyrë kuptimplotë? Ato duket se janë vlera, që nga njëra anë bashkojnë evropianët, dhe në të njëjtën kohë dallohen nga vlerat, që mbrojnë njerëzit nga pjesët e tjera të botës.

Ekzistojnë disa vlera mjaft abstrakte universale, që janë të shpërndara gjerësisht në mbarë botën.

Mund të ketë edhe diçka të tillë si “vlerat perëndimore” (edhe pse sigurisht kjo është gjithashtu një ide qytetëruese). Por, sapo të përpiqeni të jeni më të saktë dhe të identifikoni vlerat dalluese “evropiane”, dallimet brenda Evropës – domethënë midis evropianëve – bëhen aq të dukshme, sa edhe ndryshimet midis Evropës dhe pjesës tjetër të botës.

Përtej retorikës së saj të zakonshme, BE-ja po bën shumë pak, për të përmirësuar sundimin ndërkombëtar të ligjit jashtë kufijve të saj. Kur njerëzit flasin për “vlerat evropiane”, ato zakonisht bashkojnë dy gjëra – së pari, një sërë vlerash, që evropianët pretendojnë kolektivisht se i besojnë, dhe së dyti një sërë vlerash që mishërohen nga strukturat institucionale dhe politikat e BE- vlerat e BE-së. Nuk është e qartë, nëse të dyja këto gjëra ecin së bashku.

Për shembull, evropianët mund të besojnë kolektivisht tek demokracia. Por, përveç pikëpamjes së qartë se vendet evropiane nuk janë të vetmet demokraci, është e vështirë të thuhet se demokracia është një vlerë “evropiane”, pikërisht pasi një nga kritikat kryesore ndaj unionit, është se është ai është jodemokratik.

Që ideja e “vlerave evropiane” të jetë kuptimplotë, evropianët duhet të angazhohen kolektivisht për to, në një mënyrë që e tejkalon retorikën. Pra, evropianët duhet të jetojnë me këto vlera, dhe jo thjesht t’i proklamojnë ato. Traktati themeltar i BE-së, pohon se “bazohet në vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit, dhe respektimin e të drejtave të njeriut”.

Por blloku është tejet i paqëndrueshëm, mbi mënyrën se si promovon këto vlera, përtej kufijve të tij të jashtëm. Sigurisht, teksa është zgjeruar, BE-ja e ka nxitur demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në lagjen e saj. Por a ka promovuar demokracinë, dhe përkrahur dinjitetin njerëzor, kur Brukseli arrin marrëveshjet me regjimet autoritare, dhe i dërgon refugjatët në vende të pasigurta, ose lejon vdekjen e tyre në ujërat e Detit Mesdhe?

Vlera që mund të thuhet se është më e besueshme si “evropiane”, është sundimi i ligjit. Tek e fundit, BE-ja nuk është gjë tjetër veçse një grupim rregullash – dhe ky rend rregullash, është ai që përbën BE. E megjithatë kjo, gjithashtu, është problematike.

Përtej retorikës së saj të zakonshme, Bashkimi Evropian po bën shumë pak për të përmirësuar sundimin ndërkombëtar të ligjit jashtë kufijve të saj. Në një nga kërcënimet kryesore për sundimin ndërkombëtar të ligjit – konsolidimi i pozitave të Kinës në ishujt në Detin e Kinës Lindore Jugore – BE flet për “neutralitetin parimor”, por që në masë të madhe mungon në praktikë.

Franca ka kërkuar nga BE, të jetë më aktive mbi këtë çështje, por nuk ka marrë thuajse asnjë mbështetje. Ndërkohë Britania e Madhe, që është duke u larguar nga BE, dhe Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime, për të mbështetur sundimin e ligjit në Azi.

Brukseli ka evokuar idenë e “vlerave evropiane”, për të justifikuar marrjen e veprimeve të ashpra kundër Polonisë dhe Hungarisë, për shkelje të sundimit të brendshëm të ligjit. Problemi është se BE-ja e përdori më herët të njëjtën retorikë, për të zbatuar rregullat fiskale të eurozonës, dhe kuotat e detyrueshme për refugjatët, duke e diskredituar kësisoj atë.

Rezulton se këmbëngulja e BE-së për rregullat, nuk është një ide evropiane, por gjermane. Dhe kjo përbën një pjesë e madhe të problemeve të brendshme të BE-së. Shumë nga konfliktet brenda BE-së, kanë të bëjnë me rezistencën ndaj rregullave, që konsiderohen si të imponuara nga Berlini, dhe që minojnë sovranitetin e një vendi anëtar.

Kjo u bë e dukshme gjatë krizës së eurozonës, e cila mund të shihet si një betejë midis një qasjeje gjermane të bazuar tek rregullat, dhe një qasje më të butë franceze dhe gjerësisht të Evropës Jugore. Në praktikë, sundimi i ligjit rezulton që i ndan evropianët, po aq sa i bashkon ata.

Mund të jetë një vlerë, në të cilën besojnë ende shumë “pro-evropianë”, por kjo nuk e bën atë një “vlerë evropiane” dalluese, dhe si “vlera të tjera evropiane”, kjo nuk do të thotë se të gjithë evropianët e mbështesin atë./ Tirana Today

Tags: bashkimi evropiandy standardevlerat

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Regjistrimi i vendbanimit/ Data e fundit kur shmanget gjoba, dokumentet që duhen

Regjistrimi i vendbanimit/ Data e fundit kur shmanget gjoba, dokumentet që duhen

“Prekja e mallkuar” e maces rrëzon pilotin MotoGP, video bëhet virale

“Prekja e mallkuar” e maces rrëzon pilotin MotoGP, video bëhet virale

Vazhdon ‘telenovela’ Shullazi, shtyhet sërish gjyqi

Vazhdon ‘telenovela’ Shullazi, shtyhet sërish gjyqi







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com