Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vlerat e Amerikës, duhet të udhëheqin diplomacinë e Shtëpisë së Bardhë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Vlerat e Amerikës, duhet të udhëheqin diplomacinë e Shtëpisë së Bardhë

Nga Michael R. Bloomberg “Bloombergview”: Kurrë në jetën time, nuk mbaj mend një javë kur një president i Shteteve të Bashkuara, të ketë lëshuar më shumë fyerje ndaj aleatëve tanë më të ngushtë, për të kënaqur kundërshtarët tanë më të mëdhenj. Denigrimi i të huajve që ndajnë vlerat tona, duke injoruar ndërhyrjet armiqësore në sovranitetin e SHBA-së, është diplomacia më e paaftë dhe kundërproduktive e mundshme – dhe amerikanët në të dyja partitë kryesore, duhet të kërkojnë të ndalet kjo fushatë.

Në takimin e NATO-s të mërkurën në Bruksel, presidenti amerikan Donald Trump fyeu kancelaren gjermane Angela Merkel, duke thënë se vendi i saj është “peng” i Rusisë. Ai iu rikthye një ankese të ligjshme dhe të vjetër të Uashingtonit, mbi shpenzimet e pamjaftueshme

të Europës për mbrojtjen, duke kërkuar që angazhimet e tyre të shpenzimeve të dyfishoheshin.

Dhe një ditë më vonë, ai fshikulloi kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May duke pohuar se ajo po keqpërdor negociatat e Brexit, në një kohë që lavdëroi një nga ministrat britanikë, që sapo janë dorëhequr nga qeveria e saj.

Përpjekja e tij, për t’i cilësuar komente të tilla me refrenin e tij të lodhur si “lajme të rreme”, – nuk mashtroi kërkënd. Dëmi ishte kryer. Dhe do të ndodhnin gjëra të tjera të rënda. Të premten, presidenti hodhi sërish poshtë hetimin për ndërhyrjen ruse si një “gjueti shtrigash të manipuluar” – edhe pse Departamenti i Drejtësisë e kishte informuar atë, mbi aktakuzën që rëndon tashmë për 12 rusë që janë përpjekur qën të ndikojnë në zgjedhjet e vitit 2016.

Trump tha se do ta shqyrtojë këtë çështje në tryezë, kur të takohet të hënën me Putinin: “Do ta shtroj padyshim këtë pyetje!”. Më falni, zoti president. Por Departamenti amerikan i Drejtësisë i është përgjigjur tashmë kësaj pyetje. Gjendja e mohimit rreth Rusisë, që përshkon Zyrën Ovale, ka çuar në takimin e së hënës në Helsinki, një arritje e madhe për Putinin.

Një njeri i fortë që ka aneksuar territorin nga fqinjët e tij, ka destabilizuar aleatët e SHBA-së në Europën Lindore, ka mbështetur krimet e luftës në Siri, dhe ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, për të ndarë një politikë të përbshkët me një president amerikan. Kjo është e mrekullueshme për të. Por çfarë ka në të për ne? Përgjigja është e paqartë.

Në krye të agjendës së Putinit, do të jetë lehtësimi i sanksioneve që rrjedhin nga aneksimi prej tij i Krimesë. Heqja e tyre do të ishte një gabim monumental. Këto sanksione, po funksionojnë ashtu siç ishin menduar: Pavarësisht rritjes së çmimit të naftës, ekonomia e varur ruse po përpëlitet, dhe vështirësitë financiare të Moskës, kanë shkaktuar protesta mbarëkombëtare mbi reformat e pensioneve. Sanksionet duhet të mbesin në fuqi.

Putin do të kërkojë sinjale, se SHBA-ja e ka pranuar aneksimin e Krimesë. Rënia dakord për të ndaluar dërgesat me të ashtuquajturat armë vdekjeprurëse mbrojtëse të SHBA-së ndaj Kievit, ose premtimi se as Ukraina dhe as Gjeorgjia nuk do të anëtarësohen kurrë në NATO, do të ishte një gabim i rëndë, duke minuar besimin tek garancitë e sigurisë amerikane ndaj vendeve balltike edhe Polonisë.

Putin gjithashtu do të synojë largimin e trupave amerikane, por edhe iraniane nga Siria. Ka shumë pak arsye për të besuar, se Moska ka një lloj tërheqjeje ndaj Teheranin. Përveç kësaj, çdo premtim rus që do ta shtyjë Asadin drejt një pajtimi paqësor, do të ishte bosh. Moska po mbështet sërish mizoritë e qeverisë siriane kundër civilëve.

Putin gjithashtu do të shpresojë të zbehë kundërshtimin e Trump ndaj ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream 2” në Evropë. Trump e ritheksoi qëndrimin e SHBA-së në takimin e NATO-s – dhe me të drejtë, pasi tubacioni do t’i jepte Rusisë një ndikim të rëndësishëm ekonomik mbi Europën. Ai nuk duhet të largohet nga kjo qasje në Helsinki.

Megjithatë, ezkston një mundësi për një angazhim produktiv:dëshira e Putinit për të zgjeruar traktatin e ri të armëve bërthamore Neë START, që do të skadojë në vitin 2021. Marrëveshja (e negociuar nga administrata e Obamës) ka të meta, por marrëveshjet e mospërhapjes së armëve, janë përgjithësisht në interesin e SHBA-së, sepse ushtria jonë konvencionale është e pakrahasueshme.

Pranimi i bisedimeve të reja ka pak dobësi, dhe SHBA mund t’i përdorë ato për të tërhequr sërish Rusinë në përputhje me marrëveshjen e Forcave Bërthamore të Rrezes së Mesme. Fatmirësisht, republikanët në Kongres, janë shumë më realistë lidhur me ambicjet gjeopolitike të Rusisë, por ata kanë qenë shumë të përmbajtur ndaj apeleve drejt Shtëpisë së Bardhë, për të ndaluar flirtin me Putinit, dhe poshtërimin e aleatëve tanë.

Për disa gjenerata, udhëheqësit në të dyja palët kanë luajtur një rol thelbësor në ndërtimin dhe mbështetjen e aleancave strategjike, që i kanë shërbyer aq mirë SHBA-së – dhe ndihmuan në parandalimin e Luftës së Dytë Botërore. Ato aleanca janë ngritur jo vetëm përmes veprimeve konkrete kolektive – bashkëpunimit ushtarak, marrëveshjeve tregtare dhe nismave diplomatike – por edhe parimeve të përbashkëta.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj europianë, kanë qenë pararojë e vlerave që kanë prodhuar kaq shumë përparime njerëzore:demokracia, liria, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, liria e medias dhe kapitalizmi.

Amerikanët i mbështesin në shumicë këto vlera, dhe e kuptojnë se interesi ynë qëndron në formimin e aleancave me kombet që i ndajnë ato. Ky nuk është një pozicion i demokratëve apo republikanëve. Është pjesë e identitetit tonë si amerikanë – dhe është përgjegjësia jonë kolektive, të sigurojmë që Shtëpia e Bardhë ta dijë këtë. Përshtati Tirana Today

Tags: Angela MerkelDonald Trump

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Elektrizoi finalen e Botërorit, Dua Lipa ka dy fjalë për Era Istrefin

Elektrizoi finalen e Botërorit, Dua Lipa ka dy fjalë për Era Istrefin

Shpërthen Bes Kallaku: O njerëz të sëmurë

Shpërthen Bes Kallaku: O njerëz të sëmurë

30-vjeçari mbytet në Shëngjin

30-vjeçari mbytet në Shëngjin

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com