Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vlahutin: Presim hetime të thella për krimin e organizuar

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Berisha ‘i dashuruar’ me Shën Valentinin: Dita që të lë pa fjalë…

Ambasadorja e delegacionit të BE Romana Vlahutin gjatë fjalës së saj në konferencën për nisjen e programit europian PAMECA, ka kërkuar hetime më të thella për anëtarët e organizatave kriminale dhe kujtdo tjetër që shkel ligjin pa patur parasyshë funksionin që mundet të ketë gjithësecili prej tyre.

 “Në 2017 ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale. Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Dhe unë besoj se ky është vetëm fillimi, që përfundimisht duhet të forcohet dhe të ndiqet nga operacione të ashpra që duhet të godasin interesat kyçe të krimit. Në këto përpjekje është thelbësore puna e prokurorisë. Dhe ne të gjithë presim për rezultate më efiçente të hetimit të krimit.

Nuk ka njerëz që nëse kanë kryer krim të jenë mbi ligjin, pavarësisht emrit apo funksionit të tyre. Është përgjegjësi e prokurorisë për t’u siguruar që ata të shkojnë në gjyq. Për të qenë më e qartë, duhet të ketë prova të qarta, të plota për hetime pro-aktive, procedime dhe në fund, dënime ndaj grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë edhe anëtarët më të rëndësishëm të grupeve që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ende duhet të pëcaktohen si një çështje urgjente”-tha ambasadorja Vlahutin.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vlerësoi rolin e rëndësishëm që PAMECA ka luajtur me asistencën e saj në hartimin e Dokumentit Politik të Prioriteteve të Ministrisë së Brendshme.

“Në vijim, për jetësimin e këtij dokumenti dhe rekomandimeve të mësipërme, u konceptua dhe nisi puna për Operacionin “Forca e Ligjit”. Puna që është bërë për përgatitjen e bazës ligjore dhe operacionale, pa të cilën do të kishte qenë e pamundur nisja e Operacionit “Forca e Ligjit”, është edhe kontribut i një asistence të nisur që më herët, nga grupi i partnerëve ndërkombëtarë. PAMECA natyrisht ka qenë pjesë aktive e çdo tryeze konsultimesh, teksa kemi vlerësuar dhe reflektuar komentet mjaft të vlefshme të saj të dërguara në nëntor 2017, mbi draft-planin e veprimit. Vlerësoj gjithashtu kontributin e ekspertit të PAMECA-s pranë Task Forcës Speciale lidhur me përgatitjen e bankës së pyetjeve të nevojshme, lidhur me procesin e rekrutimit të ekspertëve të Task Forcës Speciale”, tha ministri Xhafaj.

Ai theksoi se programi PAMECA do të luaj një  rol kyç në thellimin e  bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe vendeve partnere të Bashkimit Europian në luftën kundër krimit të organizuar.

“Kam qenë gjithmonë i bindur se shumë nga sfidat që has sot konsolidimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë sfida, jo vetëm për autoritetet shqiptare, por dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë. Në përballje me fenomenin e krimit transnacional, përherë kam mbështetur nevojën e një koncepti të ri të bashkëpunimit mes autoriteteve tona ligjzbatuese dhe vendeve e institucioneve partnere europiane. Në këtë drejtim, domosdoshmëri parësore mbetet konsolidimi i besimit mes palëve. Roli i çmuar i misioneve të asistencës si PAMECA, në mbështetje të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm për të forcuar më tej nivelin e këtij besimi”, shtoi ministri i Brendshëm.

 

 

Tags: e organizuarhetimepër krimintë thellaVlahutin: Presim

TË LIDHURA

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj
Aktualitet

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

09:46 | 09/08/2025
Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi
Aktualitet

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

08:23 | 09/08/2025
Next Post
Merlin zbulon dhuratën që Jon Gjebrea i ka bërë për Shën Valentin

Merlin zbulon dhuratën që Jon Gjebrea i ka bërë për Shën Valentin

Shpërthen Inva Mula: Në Shqipëri nuk ka teatër, të mos kamuflohet e vërteta!

Shpërthen Inva Mula: Në Shqipëri nuk ka teatër, të mos kamuflohet e vërteta!

Gjermania së shpejti me transport publik falas

Gjermania së shpejti me transport publik falas

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Meksika hedh poshtë planin ushtarak të Trump kundër karteleve të drogës
Bota

Meksika hedh poshtë planin ushtarak të Trump kundër karteleve të drogës

by mirseda
10:56 | 09/08/2025
0

Meksika ka thënë se ushtria amerikane nuk do të hyjë në territorin e saj pas raportimeve se...

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025
Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

10:31 | 09/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

09:46 | 09/08/2025
Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

09:12 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com