Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vjosa nuk kursen asgjë, pamje nga Mifoli në Novoselë. Situata reale në terren (Video + Foto)

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vjosa nuk kursen asgjë, pamje nga Mifoli në Novoselë. Situata reale në terren (Video + Foto)

Zonat më të prekura nga përmbytjet janë zonat ku kalon lumi Vjosa. Ky lum ka çarë argjinaturën në afërsi të urës së Mifolit dhe ka vërshuar drejt fshatrave Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull.

Në këtë zonë ka prani uji në 300 banesa dhe 1,000 ha tokë, si dhe janë përmbytur 310 ha të tjerë. Për përballimin e gjendjes janë angazhuar 710 forca dhe 152 mjete.Për përballimin e emergjencës, strukturat shtetërore kanë punuar pa ndërprerje përgjatë natës. Forcat në terren kanë vijuar evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikuara, edhe pse në disa raste ka pasur rezistencë nga qytetarë të veçantë. Gjatë natës në kushte ekstreme janë zhvilluar me sukses disa operacione të kërkim-shpëtimit.Në zonat e rrezikuara janë larguar dhe shumë krerë bagëti nga rreziku.

Vjosa ka çarë argjinaturën në afërsi të urës së Mifolit dhe ka vërshuar drejt fshatrave Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull. Në këtë zonë ka prani uji në 300 banesa dhe 1,000 ha tokë, si dhe janë përmbytur 310 ha të tjerë. Për përballimin e gjendjes janë angazhuar 710 forca dhe 152 mjete.Rrugët janë mbajtur të lira. Vështirësi paraqet ende aksi Tepelenë-Gjirokastër, ku po punohet për heqjen e dheut në segmentin Shkallë e Zezë-Uji Ftohtë, ndërkohë që segmenti tek Ura e Viroit u zhbllokua. Gjithashtu, po punohet për zhbllokimin e akseve Tepelenë-Këlcyrë, Përmet-Çarshovë dhe Vlorë-Selenicë, ndërsa në akse të tjera po punohet për eliminimin e rrëshqitjeve të dherave.  OSHEE ka vijuar riparimin e defekteve për të mundësuar furnizimin me energji të qytetarëve. Aktualisht punohet për të stabilizuar gjendjen në nënstacionet e Zëmblakut, Maliqit, Radhimës dhe Memaliajt. Në vend janë pa energji 45,000 abonentë.Nga avaritë gjatë natës janë dëmtuar ujësjellësit e Krujës, Ballshit dhe Bishqemit Fushë.  Funksionimi i plotë i hidrovoreve ka qenë dhe mbetet një ndër elementët më pozitivë gjatë kësaj gjendjeje të rëndë. Situata do të vijojë të mbetet e rëndë dhe, për këtë arsye, kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim i gjerë dhe solidaritet. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon të gjithë pjesëtarët e strukturave shtetërore që janë angazhuar me sakrifica të mëdha dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës në operacionet në terren për përballimin e situatës.Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon subjektet private dhe organizatat jo qeveritare që janë angazhuar në përkujdesjen ndaj personave të evakuuar apo në dhënien e ndihmave materiale dhe ushqimore për të prekurit nga gjendja dhe fton të gjithë qytetarët, subjektet tregtare, bizneset dhe organizatat e tjera humanitare që të përgatiten për t’u përfshirë në fazën e likuidimit të pasojave të përmbytjes, menjëherë sapo operacionet e aktuale të kenë përfunduar.Komiteti u bën thirrje qytetarëve që vijojnë të dëgjojnë, të bashkëpunojnë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shtetërore përgjegjëse, veçanërisht ato që lidhen me evakuimin, i cili mbetet ende mjeti më i rëndësishëm për të shmangur pasojat e rënda për jetën në këto momente. Si pjesë e këtij njoftimi vijojnë të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.Thirrje e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave

 Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë situatës së reshjeve dhe përmbytjeve, duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:

  • Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj..
  • Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.
  • Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet.

Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

  • Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.
  • Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.
  • Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.
  • Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.
  • Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
  • Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.
  • Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;
  • Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj..,
  • Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve;
  • Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;
  • Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.
  • Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
Tags: asgjekursenMifoliNovoselëpamjerealesituataterrenVjosa

TË LIDHURA

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre
Aktualitet

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

11:14 | 06/06/2025
Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

10:43 | 06/06/2025
Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24 vjeçari në Fier
Aktualitet

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24 vjeçari në Fier

09:48 | 06/06/2025
Next Post
Përgjimet fundosin trafikantët, zbardhet biseda e shqiptarit me bullgarin

Përgjimet fundosin trafikantët, zbardhet biseda e shqiptarit me bullgarin

Video/ “Mjegulla”, kap “mat” pesë persona në Tiranë. Dalin detajet

Video/ "Mjegulla", kap "mat" pesë persona në Tiranë. Dalin detajet

Pas “xhunglës”, refugjatët shqiptarë sfidojnë autoritetet franceze

Pas "xhunglës", refugjatët shqiptarë sfidojnë autoritetet franceze

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit e Kosovës
Kosovo

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit e Kosovës

by mirseda
11:41 | 06/06/2025
0

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas të Kosovës. Ata akuzohen...

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

11:14 | 06/06/2025
Kylian Mbappé humbet durimin me gjyqtarin në fund të ndeshjes…

Kylian Mbappé humbet durimin me gjyqtarin në fund të ndeshjes…

11:11 | 06/06/2025
E rëndë në Kosovë/ Burri lidhet me kabuj, kërcënohet me armë dhe…

E rëndë në Kosovë/ Burri lidhet me kabuj, kërcënohet me armë dhe…

11:01 | 06/06/2025
Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

10:43 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com