Dy rojet dhe dy përgjegjësit, ushtarakë në Pashaliman janë lënë në burg pa afat nga Gjykata e Vlorës. Vendimi u mor sot teksa 4 të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre.
Ushtarakët e arrestuar për vjedhjen janë Lesko Ramosaçaj 52 vjeç dhe Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç.
Mungesa e armëve u vu re gjatë inventarit rutinë që bëhet në bazën ushtarake. Të enjten e kaluar roja nuk ishte në vendin e qëndrimit që ishte përcaktuar, ndërsa ka deklaruar se u largua për shkak të temperaturave të ulëta.