Bota

Vjedhja misterioze, vijojnë hetimet për tualetin e arit në Angli


               Publikuar në : 16:33 - 18/09/19 Enno

Policia britanike ka arrestuar një tjetër person, pasi dyshohet si një nga grabitësit e tualetit prej ari të artistit italian Maurizio Cattelan, vetëm dy ditë pasi ishte ekspozuar për vizitorë.

Tauleti i floririt, që kap vlerën 1 milionë euro, është vjedhur në Pallatin Blenheim në Angli. I dyshuari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është 36 vjeç. Sa i përket veprës së vjedhur, ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, shefi i policisë detektive Steven Jones, ka lëshuar një thirrje për të gjithë ata qytetarët që disponojnë ndonjë informacion të dobishëm: “Vazhdojnë hetimet dhe prioriteti ynë tani është të gjejmë veprën prej ari.”

Sipas burimeve, vjedhja ka qenë shumë e shpejtë. Hajdutët kanë kapërcyer kangjellat e rezidencës, kanë çmontuar wc-në, që ishte e instaluar dhe funksionale, për të dalë më pas nga dritarja dhe për tu larguar duke bërë madje edhe që të kishte përmbytje në pallat.

Zyrtarët thanë se kjo grabitje ka shkaktuar edhe dëme të tjera, pasi ishte e instaluar me rrjetin e ujësjellësit. Ndërtesa ku ndodhi grabitja është mbyllur për vizitorët, për shkak të zhvillimit të hetimeve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT