Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vjedhja e energjisë, pranga 13 personave në kryeqytet

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vjedhja e energjisë, pranga 13 personave në kryeqytet

Njësia operacionale Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi disa kontrolle blic në dy ditët e fundit, bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative mbi abonentë që vidhnin energjinë elektrike.

Kontrollet janë ushtruar në zonat Laprakë, rruga “Myslym Keta”, Shkozë pranë shkollës “Androkli Kostallari”, në Kombinat dhe Kamëz, nga ku janë proceduar penalisht me akuzën e vjedhjes së energjisë 9 abonentë, ku njëri është shpallur në kërkim, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për moskallëzim krimi.

Në një njoftim për mediat, Operatori i Shpërndarjes sqaron se në zonën e Laprakës u shoqëruan në polici 4 persona, tre familjarë dhe një subjekt privat (servis makinash), pasi konsumonin energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE. Ata ishin qiraxhinj dhe nuk pranuan të bashkëpunonin me organet e hetimit për të treguar pronarin e objektit që vidhte energji elektrike.

Abonenti Gëzim M. u procedua në polici me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes një linje të dytë, duke shmangur matjen.

Nga kontrollet e grupeve operative OSHEE Tiranë, pranë rrugës “Myslym Keta”, u bë e mundur kapja në flagrancë e 3 abonentëve. Konkretisht, Nafie K., Dritan A. dhe Florian Ç. u kapën duke vjedhur energjinë elektrike, pasi furnizoheshin jashtë sistemit të matjes, që të tre në të njëjtën kabinë.

Tjetër grup operativ, ushtroi kontroll në zonën ish-uzina Traktori, pranë shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari”, u zbuluan dy raste të furnizimit me energjinë elektrike, në kundërshtim të plotë ligjin dhe Kodin Penal. Shefikat H. dhe Arta K., furnizoheshin me energji jashtë sistemit të matjes, pra energjia që konsumonin nuk matej.

Në zonën e Kombinatit (pranë depove të ujit), abonenti Lefter M. pas kontrollit, u konstatua se vidhte energji elektrike.

Në Kamëz, abonenti Mahmut D. konsumonte energji elektrike pa patur kontratë. Me të mësuar për prezencën e policisë, abonenti u largua në drejtim të paditur, duke u shpallur në kërkim. Agim H. u konstatua nga grupi i kontrollit se kishte instaluar matësin me “kokë poshtë” (shmang regjistrimin e konsumit). 

Për të gjitha rastet më lartë, bashkë me procesverbalet e kontrollit, në prani të oficerëve të policisë gjyqësore, kanë nisur hetimet nga organet kompetente.

Tags: 13 personaveenergjisëkryeqytetprangavjedhja

TË LIDHURA

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë
Politikë

Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

19:36 | 20/01/2026
“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar
Politikë

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

18:44 | 20/01/2026
Next Post
Ndizet Asambleja/Fino i pakënaqur, replika mes Tushes dhe Topçiut

Asambleja e FSHF-së/Fatin e numërimit e vendos PS-LSI

Rasti i gazetarit në Suedi; një shembull i mirë për t’u ndjekur në Shqipëri

Rasti i gazetarit në Suedi; një shembull i mirë për t’u ndjekur në Shqipëri

Më në fund! Marrëveshje koalicioni në Gjermani

Më në fund! Marrëveshje koalicioni në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com