Gazetarja e kronikës, Keti Banushi, e ftuar në “360 Gradë” në “Ora News”, tha se ka dyshimet që armët e vjedhura në bazën e Pashalimanit në Vlorë, janë kryer për llogari të grupeve kriminale atje. Ajo tha më tej se nga një studim i bërë në 10 vitet e fundit, 24 ish-ushtarakë janë përfshirë në grupe kriminale.
“Dyshohet se është për llogari të grupeve kriminale të Vlorës. Ka qenë bashkëpunim i brendshëm, dhe dyshohet se është për llogari kriminale të Vlorës. Të paktën nga një studim i bërë në 10 vitet e fundit, 24 ish-ushtarakë janë përfshirë në grupe kriminale. Ke rastin e grabitjeve”, u shpreh ajo.