Gazetari holandez me nënë shqiptare, Vincent Triest teksa po krahasonte Shqipërinë me Holandën, tha se këto dy vende kanë kultura tërësisht të ndryshme.
“Unë përpiqem t’i qëndroj fakteve, t’i përshkruaj gjërat sa më mirë. Përpiqem t’i informoj njerëzit. Në Holandë është kultura bëj çfarë të duash. Ndaj prostitucioni dhe kanabisi është i legalizuar. Në Holandë je anonim fare, në Shqipëri të përshëndesin e të njohin. Është një kulturë tjetër”, tregoi ai.
Ndërkohë, sa i përket vendimit të parlamentit holandez për rikthimit e vizave me Shqipërinë, gazetari tha se për të nuk është një qëndrim politik ndaj njërës apo tjetrës palë, por, sipas tij Holanda kërkon ndryshim në Shqipëri.
“Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim politik. Nuk ka bërë një reagim ndaj PD apo PS. Kemi të bëjmë me një sinjal të fortë për njerëzit në Shqipëri.
Ata shpresojnë që duke i dhënë sinjal njerëzve diçka në Shqipëri mund të ndryshojë. Ajo që kërkon parlamenti në Holandë është të luftohet më fortë krimi. Kjo nuk është gjë e keqe”, deklaroi Triest.
I ftuar sot në emisionin “A show”, Triest deklaroi se është i pavërtetë lajmi se deputetja holandeze ishte mikeshë e kreut të PD, Lulzim Basha.
“Unë kam dëgjuar lloj-lloj gjërash këtu. Ai diskutim që kam pasur ishte shumë e mprehtë, ata duan diçka që të ndryshojë dhe deklaratat se ka miqësi etj., janë të pavërteta.
Kjo çështja e vizave është akoma shumë larg për të ndodhur diçka e tillë. por ajo që duhet të bëjmë është që duhet lexuar sinjali”, deklaroi ai.