Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Viti i Brishtë” 2020/ Pse quhet kështu dhe besëtytnitë që lidhen me të

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Viti i Brishtë” 2020/ Pse quhet kështu dhe besëtytnitë që lidhen me të

Rreth çdo 4 vjet, muaji shkurt fiton një ditë shtesë. Kjo ndodh në mënyrë që kalendarët tanë të mos mbarojnë më herët. Por 29 shkurti, ka nxitur me kalimin e kohës disa tradita interesante.

Viti i brishtë ka të bëjë me diellin

Tokës i duhet rreth 365.242189 ditë – ose 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 45 sekonda – për t’u rrethuar një herë rreth Diellit. Por kalendari Gregorian, që është sot në përdorim në shumicën e vendeve të botës, ka vetëm 365 ditë. Prandaj nëse nuk do të shtonim një ditë shtesë në muajin tonë më të shkurtër rreth çdo 4 vjet, do të humbnim thuajse 6 orë çdo vit. Dhe pas një shekulli, kalendari ynë do të mbaronte rreth 24 ditë më herët.

Çezari dhe Papa

Jul Çezari e prezantoi vitin e parë të brishtë rreth vitit 46 Para Erës Sonë. Por kalendari i tij Julian kishte vetëm një rregull: Çdo vit që ndahej në mënyrë të barabartë nga 4 të tjerë, do të ishte një vit i brishtë. Kjo krijoi shumë vite të tilla, por gjërat nuk ndryshuan deri kur Papa Gregori XIII prezantoi kalendarin e tij Gregorian, më shumë se 1.500 vjet më vonë.

Propozimet për martesë, bëheshin nga gratë 1 herë në 4 vite

Sipas traditës, është normale që një grua t’i propozojë një burri më 29 shkurt. Këtë zakon thuhet se kanë ndjekur figura të ndryshme historike, përfshirë Shën Brixhet, që thuhet se i është ankuar Shën Patrikut, pse gratë duhej të prisnin shumë gjatë për të bërë propozimin e tyre. Patriku u detyrua më pas t’u njohë grave të drejtën për t’u propozuar burrave që pëlqenin.

Është një ditë që dikur nuk ekzistonte ligjërisht

Një histori tjetër pretendon se Mbretëresha Margaret e Skocisë, miratoi një ligj për vendosjen e gjobave ndaj burrave që refuzonin propozimet për martesë nga ana e grave gjatë 1 viti të brishtë. Mendohet se origjina e kësaj tradite është në kohën kur 29 shkurti, nuk njihej si datë nga ligji anglez.

Por mund të kishte gjoba për refuzimin e propozimit

Ka tradita të tjera, që i vendosnin një çmim përgjigjes “jo”. Nëse një burrë nuk pranon një propozim gjtë vitit të brishtë, kjo do t’i kushtonte jo pak. Në Danimarkë, një burrë që refuzon propozimin e një gruaje më 29 shkurt, duhet t’i japë asaj disa palë dorezash. Në Finlandë, një zotëri i pa interesuar për gruan që i ka propozuar, duhet t’i dhurojë asaj një copë të re, të mjaftueshme për të qepur një këmishë.

Konsiderohet si një ogur i keq për martesën

Dhe kjo nuk është për t’u habitur: vitet e brishta mund të jenë të këqija edhe për biznesin e dasmave. Një në pesë çifte të fejuara në Greqi, e shmangin martesën e tyre në një vit të brishtë, raporton britanikja “The Telegraph”. Pse? Sepse besojnë se ndjell fatin e keq.

Ekziston një kryeqytet i Vitit të Brishtë

Qytetet binjake Antoni në Teksas, dhe Antoni në Nju Meksiko, janë vetëshpallur si kryqytetet e Vitit të Brishtë. Ato mbajnë çdo 4 vit një festival 4-ditor, që përfshin një festë të madhe për ditëlindjet e të gjithë fëmijëve të lindur më 29 shkurt.

Shumica e tyre nuk presin çdo 4 vit për të festuar ditëlindjet e tyre, përkundrazi u fryjnë qirinjve më 28 shkurt ose 1 mars. Sipas History.com, rreth 4.1 milion njerëz në mbarë botën kanë lindur më 29 shkurt, dhe shanset për të pasur një ditëlindje në këtë datë janë 1 në 1.461 lindje.

Tre breza në një familje të lindur më 29 shkurt

Sipas librit të Rekordeve Botërore Gines, i vetmi shembull i verifikuar i një familje që pati 3 breza të njëpasnjëshëm të lindur më 29 shkurt i përket familjes Keog. Peter Keog lindi në Irlandë në vitin 1940. Djali i tij, Peter, lindi në Mbretërinë e Bashkuar po më 29 shkurt të vitit 1964, dhe mbesa e tij Betani, lindi po në Britani në vitin 1996.

Proverbat dhe bestytnitë rreth vitit të brishtë

Ka shumë fjalë të urta mbi vitin e brishtë. Në Skoci, viti i brishtë mendohet se është i keq për bagëtitë. Në Itali, thuhet “anno bisesto, anno funesto” (që do të thotë vit i brishtë, vit katastrofik), ndërsa ka paralajmërime kundër planifikimit të aktiviteteve speciale, siç janë dasmat.

TIRANA TODAY

 

Tags: 2020Martesatviti i brishte

TË LIDHURA

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

22:57 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla
Bota

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave
Bota

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025
Next Post
Basha: Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e kësaj Korporate

Basha: Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e kësaj Korporate

Rama: Jo vetëm ne, dhe Washingtoni me politikë përçarëse

Rama: Jo vetëm ne, dhe Washingtoni me politikë përçarëse

“Politikani më karizmatik në Ballkan”, zyrtari i lartë i BE vlerëson Ramën

“Politikani më karizmatik në Ballkan”, zyrtari i lartë i BE vlerëson Ramën

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

by mirseda
22:57 | 16/06/2025
0

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat...

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

22:41 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

22:31 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com