Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Viktor Orban është armiku i Evropës brenda shtëpisë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Viktor Orban është armiku i Evropës brenda shtëpisë

Jan-Werner Müller*

Ekzistojnë shumë spekulime, si kurrë më parë, për një “fund të mundshëm të BE-së”.  Kjo mund të ndodhë me zhurmë – mendoni për shpërthimin e papritur, të cilit i druheshin shumë vetë në kulmin e krizës në Eurozonë – apo një rënkimi në heshtje, teksa vendet anëtare mund të ndjekin Britaninë, duke e lënë vullnetarisht unionin. Por, BE-ja mund të rrënohet nga brenda.

Ky skenar nuk ka të bëjë me populistë, si: Marine Le Pen, të cilët mburren me urrejtjen e tyre ndaj integrimit evropian, por me politikanë të tillë antiliberalë, si kryeministri hungarez, Viktor Orban. Ironikisht, zoti Orban është anëtar i Partisë Popullore Evropiane, blloku i qendrës së djathtë të Bashkimit Evropian.

PPE përfaqëson kryesisht kristiandemokratët, parardhësit e të cilëve qenë arkitektët e integrimit evropian, në vitet 1950. Tashmë ata jo vetëm që tolerojnë në mesin e tyre një populist të ekstremit të djathtë si zoti Orban, por janë shpërfillës edhe ndaj faktit se udhëheqësi hungarez është duke i bërë një ofertë lidershipit evropian, e cila mund të shkatërrojë nga brenda kristiandemokracinë dhe BE-në.

Hungaria merr subvencione të mëdha nga Brukseli, por qeveria e zotit Orban shpërfill, në mënyrë sistematike, rregullat e klubit evropian, dhe vlerat e përbashkëta të demokracisë. Për shembull kohët e fundit, qeveria e tij miratoi një ligj, i cili për arsye thjesht politike, ka për qëllim mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore, një bastion i pavarësisë akademike dhe mendimit të lirë në Budapest, themeluar nga miliarderi filantrop George Soros. (Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit hungarez, të dielën, për të protestuar kundër ligjit të ri.)

Në të njëjtën kohë, zoti Orban ka filluar të luajë në nivelet e BE-së, një lojë, të cilën e ai e ka përsosur prej një kohe të gjatë në shtëpi. Brenda vendit, ai ka përfituar nga prania e fortë e partisë së ekstremit të djathtë, Jobbik. Këta ekstremistë e lejuan të shmangë kritikat nga jashtë, duke argumentuar se pa atë neonazistët do të vijnë në pushtet.

Zoti Orban është duke e distancuar selektivisht veten nga Partia Ligj dhe Drejtësi që drejton qeverinë polake. Ai votoi për Donald Tusk, kur ky i fundit u kandidua për një mandat të dytë si president i Këshillit Evropian, duke e ndihmuar kësisoj këtë të fundit të izolojë polakët, të cilët kundërshtuan ashpër liberalin Tusk.

Duke ndjerë se tanimë i detyrohen zotit Orban, politikanët e qendrës së djathtë janë të fundit në radhë që kritikojnë sulmin e qeverisë hungareze ndaj Universitetit të Evropës Qendrore dhe, gjithashtu, edhe organizatave jo qeveritare – dhe kritikat e tyre janë të formuluara dobët.

Në fjalën e tij në kongresin e PPE-së në Maltë, muajin e shkuar, zoti Orban shpalosi vizionin e tij për një Evropë në të cilin “ka vend për identitetin tonë të krishterë, krenarinë tonë kombëtare”. Përpjekje të tilla për të filluar një Kulturkampf Panevropian, kundër një të majte që supozohet se dëshiron të shkatërrojë Evropën, duke lejuar të hyjnë në kontinent sa më shumë myslimanë që të jetë e mundur, përdoren për të gjetur një jehonë tek e djathta ekstreme.

Por, kjo ndryshoi, pasi Hungaria ndërtoi një gardh në kufirin me Serbinë. Në Gjermani, partneri në koalicion i kancelares Angela Merkel, partia Kristiandemokrate bavareze, vazhdon të ftojë zotin Orban të ushtrojë presion mbi zonjën Merkel, për të braktisur politikat miqësore ndaj refugjatëve.

Kristiandemokratët e pasluftës nuk propaganduan një nacionalizëm të krishterë, në të cilën feja kishte të bënte me përkatësinë dhe jo besimin. Përkundrazi ata, veçanërisht katolikët mes tyre, i panë shtetet e pakufizuara kombëtare si një kërcënim për minoritetet në nevojë. Por, për zotin Orban, Krishtërimi është i parëndësishëm si një udhëzues për veprimet individuale.

Ajo që ka rëndësi, është Krishtërimi si një identitet kolektiv, që ndihmon në përcaktimin e kufijve mes evropianëve të mirë dhe myslimanëve të këqij. Ai, gjithashtu, ndihmon në ushqimin e frikës dhe kundërshtive. Dhe frika mund të shndërrohet gjithashtu, kundër një Brukseli që supozohet se është i dominuar nga “liberalët nihilistë”.

Duke e paraqitur veten, ndaj pjesës tjetër të bllokut, si një mbështetës racional i Donald Tusk, zoti Orban ka nisur në shtëpi një fushatë anti-BE me reklama në gazeta dhe postera në rrugë me shprehjen “Le të ndalim Brukselin!”. Çdo familje në vend po merr një fletëpalosje me çëshjet kryesore, me qëllim rrënjosjen në vend të mesazhit se, BE-ja është duke planifikuar të vendosë kosto më të larta të shërbimeve dhe “emigrantë të paligjshëm” për hungarezët.

Disa kristiandemokratë e njohin shumë mirë rrezikun që paraqet zoti Orban. Por, ata nuk guxojnë ta përjashtojnë partinë e tij nga frika e humbjes së votave në Parlamentin Evropian. Ata, gjithashtu, mendojnë se sanksionet janë diçka e pakëndshme, vetëm pak kohë pas votimit Brexit.

Por, si mundet që kristiandemokratët të kritikojnë teprimet antidemokratike të Rexhep Tajip Erdoganit në Turqi, apo Vladimir Putinit në Rusi, në qoftë se ata tolerojnë shkelje skandaloze të sundimit të ligjit nga një pjesëtar i shtëpisë së tyre? Një udhëheqës që ngadalë, por me siguri, është duke e minuar unionin nga brenda.

Financial Times

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

*Jan-Werner Müller është profesor i politikës në Universitetin Princeton në SHBA.

 

TË LIDHURA

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Next Post
Gol, përsëri Dybala. Juventus 2 Barcelona 0 / VIDEO

Gol, përsëri Dybala. Juventus 2 Barcelona 0 / VIDEO

Zëri i Amerikës: Mali i Zi zyrtarisht në NATO

Zëri i Amerikës: Mali i Zi zyrtarisht në NATO

Durrës, vritet me thikë pronari i një marketi, kapen tre fqinjët

Durrës, vritet me thikë pronari i një marketi, kapen tre fqinjët







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Berisha në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
Aktualitet

Berisha në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

by mirseda
10:25 | 20/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sërish këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Kryedemokarti...

Protestuesit e PD dalin sot para Gjykatës, për masat e sigurisë

Protestuesit e PD dalin sot para Gjykatës, për masat e sigurisë

10:22 | 20/04/2026
Mungon Rama/ Balla mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, çfarë do të diskutohet

Mungon Rama/ Balla mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, çfarë do të diskutohet

10:21 | 20/04/2026
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për cunam

Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për cunam

10:19 | 20/04/2026
“Ata shkelën armëpushimin që nga fillimi”, Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime

“Ata shkelën armëpushimin që nga fillimi”, Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime

10:06 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com