Pronari i një marketi ka mbetur i vrarë, mbrëmjen e sotme, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, rrreth orës 19:55, në qytetin bregdetar.
Sipas raportimeve nga policia mësohet se emri i viktimës është Agim Arapi, 58 vjeç.
Dy prej të arrestuarve janë vëllezërit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi. Ndërsa autori i tretë është identifikuar Jurgen Kurti, një person ky i njohur për policinë.
Pas lajmërimit me anë të telefonit nga një qytetar, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.04.2017, ora 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam”, në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë, i dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti. Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti (është dhëndri i Kostandin Ekonomi). Palët në konflikt janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta. Vijon puna për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.