Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Vrau babanë e 4 fëmijëve, zbardhet e shkuara kriminale e të riut nga Mati

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Vrau babanë e 4 fëmijëve, zbardhet e shkuara kriminale e të riut nga Mati

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga grabitja me pasojë vrasjen brenda marketit të familjes Buci në lagjen “OSBE” në Kamëz.

Dy autorët Vladimir Kurti 28 vjeç dhe Rushdi Hoda 25 vjeç, të dy me banim në Qendër Kamëz. Në videon e shpërndarë nga policia, duket momenti kur dy grabitësit hyjnë dhe më pas dalin nga marketi, ndërsa pamjet e përleshjes me çiftin Buci janë censuruar.

Në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, drejtori Kastriot Skënderaj tha se Vladimir Kurti është ekzekutori direkt i Agim Bucit, baba i 4 fëmijëve dhe plagosjes së bashkëshortes së tij Merita Buci.

Plot 8 vjet më parë, kur ishte 20-vjeç, Valdimir Kurti, bashkë me 3 persona të tjerë në vitin 2010 kishte kryer një tjetër grabitje. 

Arrestimi i Vladimir Kurtit në Dhjetor 2010 për grabitje

Në vitin 2010, Vladimir Kurti së bashku me 2 persona të tjerë, rrëmbyen një taksist natën e ndërrimit të viteve për ta grabitur. Dy prej tyre morën taksinë në qendër të Tiranës dhe i kërkuan ti çonte deri në Fushë- Krujë.

Pagesa e ofruar nga dy të rinjtë nuk bënte të dyshonte, ndërsa ata vetë nuk kishin kundërshtuar pagesën e kërkuar nga taksisti. Në pak momente bisede adoleshentet vendosen të niseshin në drejtim të destinacionit të kërkuar. Një prej tyre u ul në ndenjësen e parë të pasagjerit, ndërsa tjetri u ul në ndenjësen e pasme të veturës me targa TR 411 C më ngjyrë të verdhë.

Pas një bisede të shkurtër me shoferin në afërsi të Institutit të Lartë Bujqësor në Kodër Kamëz dy pasagjerët e taksisë i kërkuan drejtuesit të mjetit që të ndalonte, pasi donin të  merrnin dy shokë  të  tyre. Menjëherë  ata nxorën nga një thikë duke kërcënuar taksistin të zbriste nga mjeti dhe të hipte në vendin e parë.

Ndërkaq aty mësohet se në autoveturën e taksistit u afruan edhe dy persona të tjerë të cilët iu bashkuan dy grabitësve. Vladimir Kurti 20 vjeç po nga Kamza dhe një person tjetër u futen në veturën taksi të markës Ford Mondeo me targa TR 411 C. Shoferi i veturës u fut nga dy grabitësit në mesin e ndenjëses së pasme ndërsa të gjithë më pas ata u nisen në drejtim të aksit Kamëz- Fushe- Krujë. 

Pasi kane kaluar Urën e Tapizës një nga grabitësit qe drejtonte automjetin e ktheu atë në një rrugë dytësore të shtruar. Për të humbur sa më shumë gjurmët ata kanë nisur të ecin me shpejtësi por mjeti aty ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga. Nga përplasja e automjetit personat që ndodheshin në vendin e parë pësuan plage të rënda.

Dy grabitësit qe ndodheshin në pjesën e pasme të veturës munden të dilnin dhe të arratiseshin përpara mbërritjes se policisë. Ndërkaq dy grabitësit që ndodheshin në vendin e pare mundën të dilnin nga automjeti, por nuk munden të largoheshin për shkak te plagëve të rënda që kishin marrë në trup duke mbetur në rrugë. Në këtë kohë taksisti mundi të lajmëronte policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes. TIRANA TODAY

Tags: “vrau"4 fëmijëvebabanëkriminaleMatishkuaraZbardhet

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses më 30 shtator
Aktualitet

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses më 30 shtator

10:55 | 25/09/2025
Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare
Aktualitet

Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare

10:44 | 25/09/2025
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë zyrtare në NATO
Kryesore

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë zyrtare në NATO

10:41 | 25/09/2025
Next Post
Çfarë po hanë shqiptarët?!

Çfarë po hanë shqiptarët?!

Emri/ 69-vjeçari masakron gruan me çekiç, e goditi disa herë në kokë

Krimi në Shkodër/ E masakroi barbarisht gruan me çekiç, vetëm për 6-mijë lekë

Gjermanët refuzuan darkën luksoze me Ramën, zbulohen prapaskenat

Gjermanët refuzuan darkën luksoze me Ramën, zbulohen prapaskenat

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses më 30 shtator
Aktualitet

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses më 30 shtator

by mirseda
10:55 | 25/09/2025
0

Gjykata e Lartë do të zgjedhë më 30 shtator anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i...

Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare

Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare

10:44 | 25/09/2025
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë zyrtare në NATO

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë zyrtare në NATO

10:41 | 25/09/2025
I hoqi lirinë 19-vjeçarit duke e mbajtur për disa minuta në makinë kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari

I hoqi lirinë 19-vjeçarit duke e mbajtur për disa minuta në makinë kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari

10:36 | 25/09/2025
Spiropali në New York, zyrtarja e parë shqiptare që takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit

Spiropali në New York, zyrtarja e parë shqiptare që takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit

10:29 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com