Të veshur keq, të dobët dhe me dorën shtrirë, ata i sheh shpesh nëpër rrugët e qyteteve në Shqipëri. Bëhet fjalë për lypësit e vegjël që vazhdojnë të qëndrojnë ende duke kërkuar lëmoshë.
Kjo ndodh ende edhe në rrugët e Shkodrës. Lypësit e vegjël duket sikur nuk janë larguar që aty që prej kohës së Migjenit.
Dhimbjen e poemave të tij e ndien kur sheh fytyrën e këtij të vogli sot në Shkodër. Ai ka ndalur pranë një makine dhe i ka kërkuar pasagjeres së saj 100 lekë.
Qytetarja i ka thënë se nuk ka duke e pyetur: A po mi fal ti 100 lekë?”
Por ajo është përlotur kur ka parë dorën e zgjatur të të voglit. Me pafajësinë e një moshatari të tij dhe me zemërgjerësinë që rrallë e sheh tek kushdo sot, lypësi i vogël i jep një monedhë nga ato të vetat.
Ndërsa ajo ia kthen: : “Mbaji, mbaji se të duhen.”
Të zbathur, të zhveshur e të paushqyer, të vegjlit i sheh gjithnjë tek vrapojnë mes lumit të makinave me shpresën se dikush do të ulë xhamin për të dhënë diçka.
I kërkon 100 lekë, qytetarja përlotet nga veprimi i lypësit të vogël në Shkodër on Vidnews.