Vuajtjet e Chelsea të mërkurën në mbrëmje në “Camp Nou”, nuk ndodhën vetëm në fushën e blertë, ku katalanasit mposhtën djemtë e Contes me rezultatin 3-0 dhe i eliminuar nga Champions League. Ajo që ka ndodhur në tunelet e stadiumit ka qenë e tmerrshme për tifozët londinezë, të cilët pas një mosmarrëveshje me Security e stadiumit, janë dhunuar me shkop gole nga këta të fundit.
I gjithë ky konfrontim është incizuar nga disa tifozë të rastësishëm, ku ishin të befasuar me sjelljen e sigurimit. Videot e kësaj rrahje janë duke bërë gjiron e botës, ndërsa sigurimi i stadiumit ka thënë se ishin të provokuar nga tifozët.
Sigurimi thotë se deri te rrahja e tifozëve erdhi pasi ata provokonin me flamuj spanjollë, ndërsa këndonin “Barcelona do të jetë gjithmonë Spanjë”.