Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

VIDEO/Tinka Kurti, aktorja që e pret “vdekjen” në skenë

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, Video Galeri
VIDEO/Tinka Kurti, aktorja që e pret “vdekjen” në skenë

“Nuk e kam frikë plakjen dhe as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe nëse ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye, dua të vazhdoj të punoj!”.

Kështu do të shprehej pak vite më parë në një intervistë, aktorja e madhe e teatrit dhe kinematografisë shqiptare Tinka Kurti, që sot mbush plot 85-vjeç.

Ajo mbetet ndër ato aktore që nuk i janë dorëzuar lehtë ligjit të natyrës, dhe pavarësisht viteve mbi shpinë, Tinka vazhdon të jetë edhe sot aktive në jetën artistike, kryesisht në film.

“Yjet e së ardhmes”, titullohet filmi i fundit, ku ajo është protagonist, krahas 2 gjigantëve të tjerë të skenës Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana, në një komedi romantike muzikore, që apelon për një kujdes më të madh për moshën e tretë, si dhe reflekton mbi marrëdhëniet mes brezave.

E lindur në 17 dhjetor 1932 në Sarajevë të Bosnjës nga hungarezja Elisabeta dhe shqiptari Dedë nga Nikaj-Mërturi i Tropojës, ajo do të zhvendosej shumë shpejt në Shqipëri.

Edhe pse Shkodra ka qenë dhe do të mbetet qyteti i saj i zemrës, Tinka ka jetuar për disa kohë në Roskovec të Fierit, ku i ati u emërua kryetar komune në vitin 1940, Peqin apo dhe në fshatin Dardhë të Korçës.

Babi i saj kishte studiuar në Akademinë Ushtarake në Grac të Austrisë, dhe në kohën e Mbretërisë shërbeu si oficer i Pallatit Mbretëror.

Në një moment ai ka qenë një mbështetës i flaktë i Fan Nolit, dhe pas rrëzimit të këtij të fundit nga pushteti në dhjetor 1924, u dënua më vdekje nga Ahmet Zogu, duke u arratisur në Malin e Zi, për tu falur më vonë gjatë një amnistie.

Pak vite më vonë, konfliktohet sërish me mbretin dhe largohet arratiset sërish, duke lënë në Shqipëri gruan dhe vajzën e vogël.

Vitet e arratisë së tij Tinka i ka vuajtur shumë, pasi edhe më vonë nuk arriti të kishte një marrëdhënie shumë të ngrohtë me të atin, dhe ky mbetet një nga pengjet e aktores së madhe.

Pasi u vendos përfundimisht në Tiranë, ajo nisi studimet në Liceun Artistik me synimin për tu bërë aktore, por ëndrra iu ndërpre në mes.

Do të përjashtohej nga shkolla, pas vetëm 3 muajsh, për sjellje liberale. Edhe pse nuk u diplomua kurrë për aktrim, ishte talenti, dhuntia natyrore sikurse e pranon edhe ajo vetë që e bënë një aktore.

Përveçse një artiste e spikatur, Tinka Kurti ka mbetur në historinë e kinematografisë tonë, si aktorja që dha një puthjen e parë në filmin e parë shqiptare “Tana” të vitit 1958, aktorit tjetër të mirënjohur Naim Frashëri, një skenë që sigurisht u censurua.

“Për të bërë atë puthje, na u desh të realizonim 29 dubla, dhe fatkeqësisht atë skenë në fund e hoqën. Për mua është një nga momentet më të bukura të karrierës sime si aktore, jo vetëm se kam partner një aktor të madh, porse isha një aktore e vërtetë, që shkela çdo besëtytni për të realizuar rolin. Dhe këtë nuk e bënte çdo femër aktore”, do të shprehej ajo në një intervistë.

Janë rreth 350 role të luajtura në film dhe teatër, një karrierë 65-vjeçare e cila vazhdon ende sot. Ajo është nderuar dhe vlerësuar para dhe pas viteve 1990, dhe e ka ndjerë përherë vlerësimin e shqiptarëve të thjeshtë këtu dhe në çdo vend të botës, ku ata ndodhen dhe ku ajo ka pasur rastin të shkojë. Mban tituj të shumtë si Artiste e Popullit, Nderi i Kombit, Mjeshtre e madhe e Skenës etj.

Ka marrë ndërkohë edhe vlerësime ndërkombëtare.

Ajo është cilësuar si një nga 500 gratë më të shquara të botës nga Instituti Amerikan i Biografive, i është dhënë titulli “Gruaja e madhe” në vitin 1996, dhe emri i saj u vendos në një pllakë të mermertë në Uashington.

Megjithatë, vitet e fundit te jetës është e detyruar t’i kalojë e vetme në apartamentin e saj modest në rrugën “Mihal Grameno” në kryeqytet, për shkak se djali i saj i vetëm jeton më familjen në Kanada, ndërsa bashkëshorti Palok Kurti, është ndarë nga jeta shumë kohë më parë.

Ndaj, një tjetër peng i aktores është mospasja e më shumë fëmijëve, të cilën ajo e shpjegon me dëshirën e bashkëshortit që ajo të kishte si prioritet karrierën artistike.   

Ndërkohë vlerësimet e shumta, errësohen në ndonjë rast nga episode të pakëndshme, që zënë fill tek harresa institucionale.

Pak javë më parë, Tinka do t’i rrëfehej mikut të saj, profesor Përparim Kabos, se ishte ndjerë e fyer që nuk ishte e ftuar në pritjen që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dha për personalitete më të njohura në vend me rastin e festave kombëtare, të pavarësisë dhe çlirimit të vendit.

Ndërsa po Kabo bëri me dije se aktorja ishte rrëzuar në shkallët e pallatit, dhe pavarësisht frakturave asnjë ambulancë e urgjencës nuk kishte shkuar për t’i ardhur në ndihmë.

Ndërkohë pak vite më pare, bëri bujë lajmi i ndalimit të hyrjes së saj në Teatrin Kombëtar për të parë dramën “Tre motrat” të Anton Çehov, me pretendimin se kishte harruar të blinte paraprakisht biletën që kushtonte vetëm 3 mijë lekë të vjetra.

Apeli i saj, ashtu si i shumë artistëve të tjerë, ka qenë gjithmonë që shtetarët të kujtohen për ta sa janë gjallë, dhe jo të bëjnë atë paradën monotone para kamerave gjatë ceremonive së tyre mortore.

Gjithsesi, rasti i Tinkës, është ndryshe. Ajo ka sfiduar moshën, dhe nuk e ka lënë veten ta mbysë “pluhuri” i harresës. Ajo është ende aktive në jetën artistike, po u dhuron sërish emocione bashkatdhetarëve të saj. U bëfsh 100 vjeç Tinka Kurti! TIRANA TODAY

Tags: 85-vjetoriaktorjajetapret vdekjen ne skeneTinka Kurti

TË LIDHURA

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”
Aktualitet

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat
Aktualitet

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

20:18 | 06/09/2025
Next Post
Këngëtarja shqiptare flet troç: Kam rrahur ish-të dashurin!

Këngëtarja shqiptare flet troç: Kam rrahur ish-të dashurin!

Zbulohet marrëveshja me Greqinë, qeveria Rama miraton vendimin

Zbulohet marrëveshja me Greqinë, qeveria Rama miraton vendimin

Para protestës/Kryemadhi: Koha të largojmë Ramën, këtë të sëmurë psikik

Para protestës/Kryemadhi: Koha të largojmë Ramën, këtë të sëmurë psikik

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Sfida “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia njofton planin e masave të sigurisë
Aktualitet

Sfida “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia njofton planin e masave të sigurisë

by mirseda
14:35 | 08/09/2025
0

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para,...

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

14:21 | 08/09/2025
Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë

Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë

14:12 | 08/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

11:32 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com