Thomas Muller ishte protagonist kryesorë në “shkatërrimin” që i bëri Bayer Munic, Besiktasit në ndeshje e parë të 1/8 finale të Champions League. Gjermani u bë protagonist me dy gola dhe një asist dhe ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Por ai ka bërë një stërvitje speciale për këtë sfidë, sekretin ka publikuar bashkëshortja e tij duke postuar një video në “Instagram”.
Dhe, nisur nga kjo video, rezulton se gjermani ishte përgatitur për lojën në mënyrë të veçantë. Gruaja e Muller, Lisa, e filmoi bashkëshortin duke marrë pjesë në “vallëzimin e sinkronizuar” me Filouin, kalin e saj, dhe zbuloi se kali i ka dhënë Thomas këshilla të vlefshme për lojën. Vërtet bukur! Asnjëherë mos ndrysho, Thomas!