Diktatorët mbahen zakonisht mend për krimet e tyre. Edhe ish-udhëheqësi, Sadam Husein, kreu shumë krime kryesisht ndaj popullit të tij. Megjithatë shumë pak njerëz dinë disa fakte të çuditshme te jetës së tij. Ai shkroi 4 romane, të cilat u shndërruan në bestseller, dhe më pas njëri prej tyre u përshtat si muzikal në një film. Deri në moshën 10-vjeçare nuk dinte shkrim dhe këndim.
Ndaj sapo u ngjit në pushtet, nisi zbatimin e një programi kombëtar për çrrënjosjen e analfabetizmit në vend. Për këtë u dekorua me një çmim nga UNESCO. SHBA e bëri bashkëfajtor të sulmeve të 11 Shtatorit, për shkak të ndihmës ndaj Al-Kaedës. Por Husein, premtoi të dërgonte në Amerikë 94 milionë dollarë ndihma humanitare për “ amerikanët e pastrehë dhe të mjeruar që jetonin në varfëri”.
Në vitin 1969 mori çelësin e qytetit amerikan të Detroit, pasi i dhuroi një sekti kristian 250 mijë dollarë. Në përpjekje për të parandaluar pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003, diktatori sfidoi për një debat televiziv presidentin amerikan Xhorxh W. Bush.
Por Shtëpia e Bardhë tha se oferta nuk ishte serioze. Ndonëse përdorimi i gjakut për të shkruar një kopje të Kuranit është haram, Sadami e porositi një të tillë në ditëlindjen e tij të 60-të. Kaligrafisti Abaz Shakir Judi shkroi 6.000 vargjet dhe 336.000 fjalët e Kuranit, duke përdorur disa litra gjak të Sadamit përgjatë 2 viteve.