Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Video/Muҫ Nano: Bora nxjerr sekretet e “bombës nukleare”. Gjoksi i Idës po thyente ekranin!

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, Video Galeri
Video/Muҫ Nano: Bora nxjerr sekretet e “bombës nukleare”. Gjoksi i Idës po thyente ekranin!

Moderatori i emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano, në monologun e tij mbrëmjen e sotme ka folur për dy vajza të ekranit, moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Monologun e nisi me Bora Zemanin, drejtuese e një emisioni sportiv në SuperSport. Por, Nano ndalet tek veshja e saj, konkretisht te fustani tepër i shkurtër. Muç Nano imagjinon situatën e nderë në studio kur Bora Zemani do të ulet në karrige me fustanin e shkurtër që ka veshur, dhe këtë pjesë e krahason me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.

“Vajza që po shifni në ekranin e studios quhet Bora Zemani dhe është moderatore e një programi televiziv sportiv në SuperSport. Dhe që është program sportiv kuptohet sepse kemi dhe Dritan Shakohoxhën në fotografi. Prapa shpinës së Bora Zemanit është një ndenjëse, është ndenjësja e moderatores dhe unë jam i sigurtë që momentin që Bora Zemani do të tentojë të ulet në ndenjësen e vet, sytë e të ftuarve në studio, sytë e panelistëve që janë ftuar aty për të komentuar eventin futbollistik të radhës, do të përqëndrohen te zona ku fundi i fustanit të shkurtër të Borës takohet me këmbët e gjata të bukura, të drejta, të cilat me siguri do të kryqëzohen në stilin e Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.

Ju kujtohet Michale Dougllas dhe aktorët e tjerë të këtij filmi, që aty në rolin e policave të San Francisco ndodhen përballë Sharon Stone, e cila është duke bërë atë kryqëzimin e famshëm të këmbëve. Është kryqëzimi i këmbëve më i famshëm në historinë e kinemasë. Ju kujtohen pamjet e atyre policëve, e aktorëve në rolin e policëve? Fytyrat e tyre ishin të shkrehura, të ngrira, të topitura. Ata ishin pa gojë! Ja kështu i përfytyroj edhe unë të ftuarit e programit të Bora Zemanit, teksa kjo e fundit ulet në ndenjësen e vet dhe teksa fundi i fustanit të shkurtër bën vaki që t’i bëjë ndonjë lojë tinëzare, të pabesë dhe të zbulojë kodin sekret të “bombës nukleare”. Ka diçka që nuk shkon në këtë histori”, monologon Nano.

Por gazetari flet edhe për një vajzë tjetër që moderon një emision sportiv në SuperSport, Ilda Bejlerin. Ai tregon shembullin konkret të disa ditëve më parë kur po shikonte në televizor emisionin e saj pas ndeshjes.

Fustani i saj, thotë Mustafa Nano, ishte aq i shkurtër dhe i ngjitur pas trupit, saqë dukej si këmishë nate e futur në mish. Dhe një veshje e tillë, shton drejtuesi i emisionit “Provokacija”, nuk mund të jetë kurrsesi një veshje dinjitoze për një emision televiziv, saqë edhe të ftuarit i vendos në situata të sikletshme dhe provokative.

“Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”. Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.

Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mëndjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajën myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte”, mbyll monologun e tij gazetari Mustafa Nano. /tvklan.al

Tags: bombësboraekraninGjoksiIdësMuҫ NanoNuklearenxjerrsekretetThyente

TË LIDHURA

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…
Sport

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran
Sport

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025
Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge
Sport

Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge

18:41 | 14/07/2025
Next Post
Shqipëria nën ujë/Ministria e Mbrojtjes tregon situatën në qarqet problematike

Shqipëria nën ujë/Ministria e Mbrojtjes tregon situatën në qarqet problematike

Habit Ana Lika: Babai dhe i dashuri i mamit kanë marrëdhënie të mirë!

Habit Ana Lika: Babai dhe i dashuri i mamit kanë marrëdhënie të mirë!

Parkime vend e pavend, 83 gjoba vetëm te Komuna e Parisit

Parkime vend e pavend, 83 gjoba vetëm te Komuna e Parisit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com