Shumë skeptik ishin fansat e Bujar Qamilit, sa i takon bashkëpunimit me bukuroshen Luana Vjollca, por mesa duket çdo ka shkuar mësë miri. Këngëtari mjaft i dashur i skenës shqiptare, ka arritur që falë zërit të tij brilant, të merrte klikimet e nevojshme, e ndërsa Luana është si një xhevahir në atë këngë.
“Mi dhe flakë mallit tim”, titullohet klipi që Luana Vjollca lançoi në publik në bashkëpunim me Bujar Qamilin, realizim ky goxha i pëlqyer nga publiku dhe ka arritur të marrë plot 10 milion views në YouTube.
Këngëtarja ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë ndjekësve, me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan:
“Faleminderit që ma keni bërë këtë verë të paharueshme…10 MILION #MiDheFlakeMallitTim #VetemTy. Shumë dashuri për ju që ma mbushni çdo ditë e ma jepni këtë energji të mirë!
Punoni fort për ëndrrat tuaja dhe shpërndani vetëm energji pozitive, sepse ajo ju kthehet mbrapsht.
JU DUA ME ZEMER!”.