Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Video/Kush po i vret aktorët, azbesti apo kullat e Ramës?

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Video/Kush po i vret aktorët, azbesti apo kullat e Ramës?

Zhvendosja apo prishja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar polemika të forta mes aktorëve dhe politikanëve. Ajo që  është kontestuar është fakti se ministria e Kulturës nuk ka  bërë transparent planin e ri të teatrit, ndërsa  janë hedhur akuza se afër teatrit do të ndërtohen kulla shumëkatëshe.

Një nga argumentat e kryebashkiakut Erion Veliaj në favor prishjes së godinës së teatrit kombëtar është prania e azbestit, një material i ndaluar në të gjitha vendet e Bashkimit europian dhe më gjerë, që mund të shkaktojë kancer në mushkëri.

“Kemi pasur më shumë funerale sesa premiera”, deklaronte Veliaj.Por a po i vret teatri artistët? Dy prej tyre, Altin Basha dhe Kastriot Çipi kanë mendime të ndryshme.

“Është e vërtetë që vitet e fundit ka patur disa vdekje të parakohshme aktorësh. Por është po kaq e vërtetë që jo të gjithë kanë vdekur nga kanceri i mushkrive. Në asnjë rast kjo nuk ka lidhje me thithjen e grimcave të azbestit. Në këtë ndërtesë nuk ka azbest. Pllakat e pupulitit nuk përmbajnë azbest. janë tallash, ashkla druri dhe beton të presuara bashkë”, thotë Kastriot Çipi.

“Është e vërtetë që ka ekzistuar kjo ide, ky diskutim. Për shkak të disa ikjeve të shpejta të disa aktorëve shumë të njohur të TK në një kohë shumë të shkurtër. Praktikisht ajo që unë di është që ndërtesa ka qenë e gjitha e mbuluar me eternit. Në vitet 2000 është bërë rikostruksioni, catia etj, por ai është material i rrezikshëm. Është një material që njihet që ka lidhje me kancerin e mushkrive. Se sa e lidhur është kjo me faktin që disa aktorë shumë të njohur kanë ikur nga kjo jetë për të njëjtën arsye këtë nuk di ta them, ajo që di të them dhe që e mbështes fort është idea për një teatër të ri”, deklaron Altin Basha.

Fakt është se shumë aktorë të njohur si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, etj, i kaluan të 80-tat. Po po aq e vërtetë është se në vitin 2013 u ndanë nga jeta me sëmundje të rëndë aktorët Fatos Sela dhe Roland Trebicka, të dy 65 vjeç, kurse një vit më vonë ndërroi jetë po nga sëmundje e rëndë Fadil Kujovska, 63 vjeç.

A ka një lidhje shkak/pasojë mes ndarjes nga jeta të këtyre aktorëve dhe pranisë së azbestit në godinë? Këtë mund ta thoshte me siguri vetëm një raport zyrtar. Artistët mbeten të lirë të debatojnë nëse duhet apo nuk duhet ruajtur godina, disa duke i qëndruar besnik vetvetes, disa duke ndryshuar edhe qëndrim

“Për mua në atë deklaratë është fakti që ka një vendim për një teatër të ri. Dhe për mua kjo gjë është shumë e rëndësishme. Këtu duhet të përqëndrohet diskutimi dhe debati”, thotë Basha.

“Zoti Veliaj po mundohet të mbulojë faktin që ka marrë një vendim për të shembur një ndërtesë të pabazuar në verdiktin e institucioneve të specializuara, pa marrë parasysh gjendjen teknike të ndërtesës, pa mendimin e konstruktoreëve, inxhinierëve, arkitektëve, urbanistëve dhe për ta bërë këtë gjë sa më shpejt dhe pa debat, por fillon të sajojë historira si kjo”, shprehet Çipi.

Burimet i thanë Top Channel se Bashkia e Tiranës po diskuton me Qeverinë disa projekte për të përcaktuar variantin final.

Tags: ‘PO’a zbestiaktoretapoKullatkushRamësvret

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Next Post
Video/Rama i heq ndihmën ekonomike, familja ha bukë me qepë

Video/Rama i heq ndihmën ekonomike, familja ha bukë me qepë

Ndihma ekonomike/Basha zë me presh në duar Ramën (Video)

Ndihma ekonomike/Basha zë me presh në duar Ramën (Video)

Flasin shkencëtarët: Rreziku i përdorimit të Ibubrofenit

Flasin shkencëtarët: Rreziku i përdorimit të Ibubrofenit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com