Ideja e “korrigjimit të kufijve”, mes Kosovës dhe Serbisë, është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e sheh si një përpjekje për të vënë në jetë planin e hershëm të Serbisë për të aneksuar territore shqiptare.
“Kjo ideja e kufijve që serviret si ide shqiptare dhe me një dhembshuri të madhe për Preshevën, është absolutist falsitet. Kjo është ide e mirëfilltë e Beogradit, e shtruar tek unë në Selanik nga Vuk Drashkoviç, e propozuar në mënyrë të përsëritur, e kundërshtuar në mënyrë kategorike nga Tirana zyrtare, por dhe Prishtina zyrtare. Ndërsa tani na u gdhi si një ide shqiptare. Kjo është një ide serbomadhe, me të cilën asnjë shqiptar nuk duhet t’a mbështes”.
Pas një takimi me Albin Kurtin në Tiranë, Berisha tha se ndan të njëjtën bindje me opozitën e Kosovës se presidenti Thaçi nuk është i autorizuar të diskutojë integritetin territorial të Kosovës.
“Nuk ka kush autoritet të diskutojë, të vërë në tavolinë integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjëri tager, cilido qoftë ai, nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka asnjë të drejtë Serbia të pretendojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka Kosova asnjë pëllëmbë tokë, as dhuratë nga Tito, as nga Rakoviçi dhe nga askush tjetër”.
Për ish-kryeministrin ideja e korrigjimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë rrezikon të destabilizojë rajonin.
“Hapja e kutisë së Pandorës përbën një rrezik të madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Si Mitrovica me tre komuna janë të paktën gjashtë të tjera në një distancë jo shumë të largët, pak qindra kilometra ose më pak nga ai rajon. A do hymë ne tani të hapim zinxhirin e një seri konfliktesh për ambicien e një Serbie të Madhe, të cilët kësaj here, me një operacion të paimagjinueshëm, nuk e shprehin më vetë, por e shprehin me argatët e tyre në Prishtinë”.
Berisha thotë se dialogu duhet të vazhdojë për të zgjidhur rreth 30 marrëveshje që janë lënë në harresë nga Prishtina dhe Beogradi që kanë të bëjnë me të zhdukurit e luftës apo problemet reale të qytetarëve.
Prononcimi i plote
Prononcimi i mbajtur në fund të takimit qe zhvillova me kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti!
“Unë pata shumë kënaqësi që bëra një diskutim të zgjeruar me zotin Albin Kurti për të gjitha zhvillimet si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, shpreha preokupimin tim shumë të madh për faktin se, këtë verë, serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia doën të shndërrojnë çështjen e integriteit territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror.
Cdo shqiptari dhe çdo qytetari të Kosovës në mënyrë të veçantë, dua t’i them, në mënyrën më të sigurt, se kurrë në karrierën time politike nuk kam patur, pas çlirimit të Kosovës dhe deri sot, nuk kam dëgjuar një shtetar, diplomat, burrështetas, deputet apo të huaj, që të vërë në diskutim kufijtë e Kosovës. Mund të kem patur shumë pretendime, mund të kem ngritur çështje të ndryshme po kurrë kufijtë e saj aktual, kurrë integritetin e saj territorial.
Në të drejtën ndërkombëtare, kur u zbërthye Jugosllavia, ata kufij ndër republikanë, që kishte vendosur Marshalli, u njohën botërisht si kufij shtetëror. Dhe kjo ndodhi dhe me Kosovën. Në asnjë dokument, të gjitha rezolutat e OKB, përfshirë rezolutën e bitit 94 që i njeh Kosovës të drejtën për vetëvendosje, dokumenti i Rambujesë, dokumenti Ahtisari, dokumenti që shpalli Kosova pavarësinë, dokumenti i Gjykatës së Hagës dhe gjithçka tjetër, kanë njohur Kosovën në kufijtë e sak aktual.
Eshtë nja ngt aktet më destabilizuese të rajonit përpjekja e Beogradit për Serbinë e Madhe, për aneksimin e territoreve të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit.
Ky akt, nxjerrja e çështjes së kufijve të Kosovës ka vendosur në harresë të gjitha problemet e vërteta që ekzistojnë dhe që duhet të zgjidhin Prishtina dhe Beogradi me dialog. E them këtu që ne jemi plotësisht per dialog, kemi qënë, kemi mbështetur dhe do mbështesim dialogun, por e gjithë ajo që bëhet ka lënë në harresë 30 marrëveshje të pa zbatuara, ka lënë në harresë mijra e mijra të zhdukur, dhe kur e sheh nga afër steh që ka disa banda në Mitrovicën e Veriut, të cilat duket funksionojnë në unison për qeveritarët e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë. Dhe, meqënëse këto banda nuk mund të jetojnë me ligj, tani thonë të shkëputemi dhe kanë gjetur, do të më faliin bashkëkombasit e mi në Preshëvë, të përdorin Preshevën si plaçkë tregu në mënyrë që të realizojnë projektin e Serbisë së Madhe hap pas hapi.
U bëj thirrje qyetarëve të Kosovës, u bëj thirrje deputetëve të Kosovës, t’i japin fund kësaj situate dramatike.
Nuk ka kush autoritet të diskutojë, të vërë në tavolinë integritetin territorial të Repubilikës së Kosovës.
Nuk ka asnjëri tager, cilido qoftë ai, nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka asnjë të drejtë Serbia të pretendojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka Kosova asnjë pëllëmbë tokë, as dhuratë nga Tito, as nga Rakoviçi dhe nga askush tjëtër. Përkundrazi, nëse i referohemi historisë, jo verbërisht sipas versionit të Beogradit por historisë së vërtetë, kufijtë e Kosovës kanë bqënë ndofta edhe një herë më të mëdha se sa ç’janë sot, por ato ia lëmë historisë, ne marrim kufijtë e Republikës së Kosovës.
Së dyti, e theksoj këtu se, hapja e kutisë së pandoorës bërbën një rrezik të madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Si Mitrovica me tre komuna janë të paktën gjashtë të tjera në një distancë jo shumë të largët, pak qindra kilometra ose më pak nga ai rajon. A do hymn ne tani të hapim zinxhirin e neë seri konflktesh per ambicien e një Serbie të Madhe, të cilët kësaj here, me nje operacion të paimagjinueshëm, nuk e shprehin më vet por e shprehin me argatët e tyre në Prishtinë.
Sa herë që e kana shtruar, me dhjetëra herë, kana marrë një përgjigje të prerë kategorike nga Tirana, për hir të së vërtetës dhe nga Prishtina, per fat të keq edhe nga kata që sot kana marrë flamurin e tyre dhe e servirin sot si projekt.
Së fundi dua t’i informoj qytetarët e Kosovës, se kjo idea e kufijve që serviret si ide shqiptare dhe me një dhimbshuri të madhë par Preshëvën, është absolutist falsitet.
Kjo është ide e mirëfilltë e Beogradit, e shtruar tek unë në Selanik nga Vuk Drashkoviç, e propozuar në mënyrë të përsëritur, e kundërshtuar në mënyrë kategorike nga Tirana zyrtare por dhe Prishtina zyrtare. Ndërsa tani na u gdhi si një ide shqiptare. Kjo është një ide serbomadhe, me të cilën asnjë shqiptar nuk duhet t’a mbështesi.
Unë mbështes plotësisht qëndrimin e opozitës së Kosovës, shumë i drejtë, dhe ky qëndrim në vlerësimin tim i shërben paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, bashkëpunimit ndërshtetëror midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe në tërësi.
Nuk ka minoritet në Europë që të ketë të drejtat që kanë sot serbët në Kosovë, përveç të drejtave të serbëve. Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pretendojë gjë në Kosovë. Të gjitha i ka për projektin e Serbisë së Madhe, i ka per bandat e trafikantëve të drogës, të armëve, që e kana shndërruar Mitrovicën e Veriut njësoj si disa zona të pushtuara nga rusët me Moldavinë dhe zona të tjera por kjo është histori tjetër. Historia me banda është histori që duvet të mere ligji me të.”
Incidentet qe ndodhen pasditen e se premtes nuk ishin asgje tjeter vec nje shfaqje skenarit te deshiruar nga FSHF-Duka-Takaj me mbeshtetjen mediatike te Supersport per te rikthyer policine ne mbrojtje te skemes se tyre te forces, trukimit dhe kontrollit total te kampionatit. E vetmja hallke e pakontrollueshme jane tifozet. Sepse vetem me polici do te jene te qete te trukojne e te kthejn stadiumet ne teater e ndeshjet ne estrada. Persa i perket incidenteve nuk fshihemi prapa gishtit dhe marrim gjithe pergjegjesine tone per veprimet tona. Ato kane qene kunderpergjigje ndaj sulmeve me gure nga njera tribune (qe ndodhet ne distance 10 metra nga ajo e miqve ) dhe sic shihet ne video edhe ndaj tifozeve te tribunes per karshi, qe si per ironi nuk kishin asnje steward qe te garantonte rregullin dhe te qete shetisnin e gjuanin gure karshi grupimit tone. Si per cudi keto sulme ndodhin njekohesisht nga te dy krahet dhe zgjasin pak minuta perpara se ne te reagojme. Kohe e mjaftueshme per ke ka kompetence te nderhyje. Ju mund te kerkoni qe te behemi dhe ne natyra “te buta” dhe gureve te korcareve te orkestruar nga presidenti trukues, shefi i tij zaptues i futbollit shqiptar dhe zyra e tyre e propagandes me pagese t’ju pergjgjemi me perqafime e dashuri por ne nuk do ta bejme. Per me shume shikoni videon qe i evidenton te gjitha momentet sic kane ndodhur realisht. Edhe kete here si gjithe heret e tjera shenjestra e etiketimit dhe perbaltjes behemi ne. Jemi ne ata qe konsiderohemi si e keqja dhe si rreziku konstant i futbollit shqiptar duke u vene ne cdo situate nen sulmin e te gjitha provokimeve dhe te gjithe skenareve te mundshem. Jemi ne edhe nje here ata qe lincohen mediatikisht dhe quhemi te rendomte e te paedukuar nga kushdo. Jemi ne ata qe meritojme denimin me heqje lirie qe aq shume e kane perzemer ta kujtojne mediat, portalet dhe federata. Jemi ne dhe vetem ne, per cdo gje e per cdo rast ! Jemi ne ata qe ne te gjitha rastet “konsumojme” futbollin tuaj te shemtuar, arbitrimet skandaloze, llumin e trukimeve e po ashtu demagogjine e studiove televizive e te komentatoreve, qe shohin krejt te tjera ndeshje e situata qe i transmetojne ne varesi te interesave te shefave te tyre e nuk marrin mundimin te bejne nje kronologji te sakte e te paanshme. Jemi po ne qe durojme shkopinjte e gomes, ne nje kohe qe shohim nje etje te papare per prezence dhune policore, arrestime, per spastrim te tribunave nga tifozet pasionante dhe zevendesimin e tyre me kliente paketash televizive me pagese. Me Mariborin nuk kishte polici, por nuk kishte as probleme e me siguri as skenare. Nuk deshtoi eksperimenti “pa polici”, fitoi skenari trukues shantazhues dhe kontrollues !