Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video/“Krimineli” shqiptar që organizoi vrasjen e Kasmit, porositi dhe atentatin ndaj…

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/“Krimineli” shqiptar që organizoi vrasjen e Kasmit, porositi dhe atentatin ndaj…

Organizatori i atentatit ku mbeti i vrarë  Devi Kasmin në  Tiranë është shtetasi shqiptar Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, për të cilin Policia e Tiranës ka njoftuar sot është shpallur në kërkim.

TvKlan shkruan se Aurel Hoxhallari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Dëfrim Kasmi, i cili kishte ndryshuar emrin në Devi Kasmi, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Kanë qenë dy persona me motor të maskuar me skafandër, të cilët qëlluan për vdekje Dëfrim Kasmin. Vrasja mendohet se ka ndodhur për hakmarrje apo për prishje të pazareve të drogës. Devi Kasmi ka qenë i përfshirë në trafik kokaine në Spanjë dhe Francë.

Në videon që shikoni më poshtë, janë pikërisht kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari kur u arrestuan në Janar të 2015-s. Dy kushërinjtë Hoxhallari kishin porosituar Artur Bazen për të eliminuar Pajtim Serjanin. Baze u vra më pas nga miku i Serjanit, efektivi Roland Meta.

05.01.2015 – Atentati te Rruga e Kavajës

Policia e Tiranës ka bërë me dije zyrtarisht se atentati në Rrugën e Kavajës në Tiranë ka ndodhur rreth orës 19:40 të së hënës, ku ka mbetur i vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi Arjanit Sterio, si dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë Pajtim Serjani dhe Roland Meta, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale. Sipas policisë, fillimisht mësohet se është plagosur në pjesën e këmbës Pajtim Serjani, ndërsa gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë.

Sipas policisë, Meta do të akuzohej për vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, por prokuroria doli zyrtarisht me një tjetër version, duke ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se ngjarja polici Roland Meta dhe disa persona të tjerë janë gjendur nën goditjen me armë zjarri të qëlluara nga viktima Artur Baze ose i njohur ndryshe si Arianit Sterjo. Sipas prokurorisë, në reagim të sulmit nga ana e viktimës Sterjo, ku fillimisht ka mbetur i plagosur 32-vjeçari Pajtim Serjani, personi i dyshuar Roland Meta i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment i ka bërë thirrje agresorit “Ndal policia” dhe “Hidhe armën në tokë”.

Por, atentatori nuk i është bindur Metës dhe ka tentuar të largohet me vrap në Rrugën “Islam Alla” duke u ndjekur më pas nga polici Roland Meta. Gjatë ndjekjes së tij, ndërmjet këtyre dy personave mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri nga i cili ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Meta, i cili menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa, pas mbërritjes së forcave të policisë në vendin e ngjarjes është gjetur i vdekur Arianit Sterjo. Në bazë të provave të grumbulluara gjatë hetimeve paraprake të kësaj ngjarje, prokuroria ka bërë me dije se policia ka arrestuar në flagrancë Roland Metën, pasi ka rezultuar se ai me armë zjarri ka qëlluar dhe ka vrarë viktimën Arjanit Sterjo. 

Tags: “kapet”autoridyshuaridentitetikasmitvrasjeszbulohet

TË LIDHURA

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta
Politikë

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

11:14 | 01/12/2025
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja
Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

09:33 | 01/12/2025
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja
Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja

08:45 | 01/12/2025
Next Post
Video/ Debati për Stalinin degjeneron në përleshje mes dy gazetarëve

Video/ Debati për Stalinin degjeneron në përleshje mes dy gazetarëve

Mjekrosh e me flokë të gjata, dalin fotot e ekzekutorit grek të Kasmit

Mjekrosh e me flokë të gjata, dalin fotot e ekzekutorit grek të Kasmit

Fotot e reja/ Ky është shqiptari që i siguroi armën ekzekutorit grek

Fotot e reja/ Ky është shqiptari që i siguroi armën ekzekutorit grek







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta
Politikë

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

by mirseda
11:14 | 01/12/2025
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet në lidhje me kërkesën e Presidentit të PL-së, Ilir Meta...

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

09:33 | 01/12/2025
Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë

Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë

09:25 | 01/12/2025
Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence, plagë thike në trup.

Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence, plagë thike në trup.

09:02 | 01/12/2025
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja

08:45 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com