Jeta e sotme moderne është kaq shumë stresues, sa që njerëzit shpeshherë janë të gatshëm edhe të paguajnë për t’u shkëputur përkohësisht prej saj. Kjo është ajo që ofron një “burg” i veçantë në Korenë e Jugut. I hapur në vitin 2013, “burgu” ofron qëndrime 24 ose 48-orëshe për deri në 2000 “të burgosur”, që përpiqen t’i shmangen përkohësisht stresit të jetës së përditshme.
Pasi bëjnë pagesën që shkon deri në 90 dollarë nata, “të burgosurit” që hyjnë aty me vullnetin e tyre të plotë. Dorëzojnë në sportel të gjitha pajisjet e tyre elektronike, përfshi telefonin e tyre. Burgu ndodhet pranë kryeqytetit Seul. Në mungesë të pajisjeve të tjera elektronike në “burg”, të “burgosurit” e kalojnë kohën e tyre në heshtje të plotë. Nga pamja, “burgu” i ngjan një burgu të vërtetë, me qeli të vërteta.
Çdo i burgosur qëndron vetëm në qelinë e tij, pa pasur kontakte me të tjerët. Të “burgosurit” e rinj, marrin pjesë në një meditim në grup, si një ushtrim i fundit para futjes në qelitë e tyre. Në mungesë të telefonit, televizorit etj, ata e kalojnë kohën duke shkruar letra, meditojnë apo fljetur.
Në këto lloj “burgjesh”, vijnë kryesisht studentë të stresuar nga orët e gjata të studimit, por edhe nëpunës të ndryshëm. Koreja e Jugut, ka normën më të lartë të orëve të punës në një vit kalendarik, mesatarisht 2.024 orë në vitin 2017, kur amerikanët e kanë vetëm 1.780 orë në vit.