Gjyqtari Skëndër Damini është pyetur për tre orë në polici, ku është shprehur se paratë janë të djalit të tij. Damini ka saktësuar se disponon dokumentacionin për këta para.
Ai është një nga gjyqtarët që firmosi për zbutjen e dënimit ndaj Dritan Dajtit, të cilit ju hoq dënimi me vdekje dhe u dënua me 25 vjet.
Deklarata e policisë për kontrollet:
Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.
Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.
Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publiku.
Gjyqtari që shpëtoi Dajtin nxjerr faktet para policisë: Lekët janë të djalit, mos u ngatërroni me to