Trejsi Sejdini është bërë një prej femrave më të kometuara të showbizit shqiptar që prej bujës së madhe të videove ku ajo rrihte një djalë, e në një tjetër ku gjuante me shishe alkooli në një club të Tiranës.
‘Gangsterja nga Elbasani’ po merr pjesë në ‘Miss Universe Albania’ dhe fotot e saj seksi nuk kanë kaluar pa u komentuar. Trejsi tërheq gjithmonë vëmendjen me bukurinë e trupin e saj seksi, duke i provokuar të gjithë.
Së fundmi bukuroshja ka filmuar veten duke i dhënë makinës, mirëpo një detaj i ka çmendur ndjekësit në Instagram. Ajo shfaqet vetëm me të brendshme, duke e fokusuar kamerën në trupin e saj, e me siguri me këtë veprim i ka hutuar të gjithë shoferët me të cilët është ndeshur në rrugë.