Sot në mbrëmje me fillim më 20:00 do të zhvillohet dhe gjysmëfinalja e parë e Botërorit mes Francës dhe Belgjikës. Do të mësohet emri i finalistes që parë dhe të shumtë janë supersticiozët që besojnë tek parashikimi i kafshëve të ndryshme. Macja Akile është një ndër kafshët e besuara, pasi ka qëlluar disa herë në shenjë në parashikimet e saj.
Në parashikimin e bërë sipas saj në kësaj përballje, është Belgjika ekipi që do të vazhdojë rrugën drejt finales së madhe. E njëjta mace ka parashikuar dhe fitoren e Rusisë ndaj Arabisë Saudite dhe fitoren e Iranit ndaj Marokut. Ajo ka gabuar vetëm në parashikimin e fitores së Nigerisë ndaj Argjentinës dhe të Zvicrës ndaj Suedisë.