Pamje shokuese janë publikuar ditën e sotme nga aksidenti dramatik i një dite më parë në Bradford të Anglisë, ku 4 të rinj, shokë me njëri tjetrin, humbën jetën teksa u aksidentuan me makinë.
Të rinjtë ishin duke lëvizur me shpejtësi me një makinë BMË, teksa po ndiqeshin edhe nga policia, kur humbën kontrollin dhe dolën nga rruga duke u përplasur më pas me një pemë në anë të rrugës.
Babai i drejtuesit të makinës, u shpreh se djali i tij kishte vetëm dy javë që e kishte blerë makinën. “Ai ishte një djalë shumë i lumtur, kishte miq kudo. Ishte një djalosh i sjellshëm dhe i qetë”.