Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërcënohet me jetë gazetarja: Ma bëri të qartë fundin që më priste!

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus

Gazetarja Rudina Xhunga ka bërë një kallëzim penal në Prokurori, ndaj biznesmenit të quajtur Enver Mehmeti i cili e ka kërcënuar me jetë.

Nga Rudina Xhunga

Dje paraqita kallëzim penal në Prokurori.

Rudina-Xhunga-1

Për pronarin e një agjencie turistike që më kërcënoi me jetë.

Enver Mehmeti pas një shkrimi në dritare.net për ferrin e pushimeve , prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste.

Dhe ai e bën. Ndaj e denoncova.

E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë.

Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë.

I ka paratë të çojë e mbrojë një njeri, që më shtyp në vijat e bardha.

Gazetarët nuk i vrasin më në luftë. Është paraja, nuhatja që i çon te paraja, që ju merr jetën.

Unë jam gazetare e një jete, 20 vite prej të cilave, dy muaj, çdo vit ia kam kushtuar turizmit.

E kam bere, apo jo?

Ma thuaj tani, jo ne përcjellje!

Nuk kam bërë kurrë gazetarinë e dekoltesë ose portofolit, kam bërë e bëj gazetarinë e zemrës.

Kam bërë emisione në kasolle që u bënë hotele, në hotele që u bënë resorte, ne jugun, që po bëhet Amalfi ynë, Parga jonë, në veriun që u bë Zvicra jonë, sepse e dua këtë vend dhe ia shoh të ardhmen që do i vijë, një ditë, prej turizmit.

Dhe nëse ky njeri që më kërcënon, e di, por nuk do t’ia dije, atëherë e paskam prekur tek ajo çfare mund të fshehë, ose ai pas të cilit mund të fshihet.

Nuk i besoj përrallave me biznesmenë që nxehen e nxihen se media i përlyen.

Hyr në tripadvisor, shiko gjithë komentet negative për një hotel dhe përgjigjet që jep administratori apo menaxheri. I përgjigjen çdo klienti.

Ky që të dënon me vdekje, pse ankohesh, nuk është njëri prej tyre. Kush nuk sqaron, por kërcënon diçka po fsheh.

E dini ku shkojnë paratë e shqiptarëve për turizmin? E dini ku shkojnë më shumë shqiptarët me pushime?

Nuk janë në tokën tonë, as në detet tona, janë ne avionët që vijnë e kthehen nga Turqia.

E dini si është qielli në orën 3 te mëngjesit, plot me njerëz që ikin e vijnë nga Tirana e Antalia, me avionë që i ruan zoti. ( Temë për të investiguar kjo.

Se sot agjencitë mund të të paguajnë t’ju mbrosh imazhin, po nesër mund të jesh ti në një avion që bie, e të vdesësh me klering).

Ata që shkojnë Turqi, s’ka dyshim që kënaqen, japin kursimet e një jete, nuk paguhen të shkojnë.

Por nëse njëri prej tyre guxon ankohet në media , për pak më shume dinjitet, ja çfarë e pret!

Kur më dënojnë mua me vdekje, atë e vrasin pa gjurmë.

Kjo sepse nuk flasim.

” E kujt i bëhet vonë për mua, ndaj unë s’po flas. Mos fol se të ikën koka. ”

Po ç’e dua kokën unë, kur më duhet vetëm ta mbaj ulur?!

Dje dorëzova një kallëzim penal për kërcënim jete.

Sepse dua mbrojtje prej një njeriu që me paratë e mia dhe të tuat, ka bërë paratë të më mbysë fjalën dhe shuajë mua.

Sot është radha ime, të kërkoj çfarë i trimëron enverët, dhe do të flas e bërtas që kur të të ndodhë ty, të thuash , “edhe mua”, jo të tërhiqesh si qytetar i dorës së dytë, se ai ka lekë e të bën gjëmën, ti je një mizë a një flutur qe s’bën dot dëm.

Dije, që siç ia jep ti lekët, ti ia dhuron edhe pushtetin, me heshtjen tënde.

Dije, një flutur e sjell ortekun. Ndaj e kallëzova penalisht biznesmenin që më kërcënoi me jetë./ dritare. net/

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Foto+Emri/Ky është biznesmeni shqiptar, u la i lirë nga policia por…

Foto+Emri/Ky është biznesmeni shqiptar, u la i lirë nga policia por...

Modriç te Interi, më 8 gusht dita e të vërtetës

Modriç te Interi, më 8 gusht dita e të vërtetës

Ç’po ndodh?Bie Facebook, mijëra përdorues të prekur

Ç'po ndodh?Bie Facebook, mijëra përdorues të prekur

JU REKOMANDJOMË

“Teatri duhej shembur vite më parë”, Rama: Ja çfarë tregoi ekspertiza e 1941-shit

“Teatri duhej shembur vite më parë”, Rama: Ja çfarë tregoi ekspertiza e 1941-shit

3 vjet ago
AKU bllokon 27 tonë mish pule nga Brazili: E pasigurt për konsum

AKU bllokon 27 tonë mish pule nga Brazili: E pasigurt për konsum

3 vjet ago
Foto/ Suvenirët që do të përfaqësojnë Tiranën te turistët e huaj

Foto/ Suvenirët që do të përfaqësojnë Tiranën te turistët e huaj

6 vjet ago
Rama bën bilancin e rindërtimit: Politikanët nuk janë të gjithë njësoj

Rama bën bilancin e rindërtimit: Politikanët nuk janë të gjithë njësoj

2 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com