Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(VIDEO+FOTO) Reçaku, masakra që ndryshoi fatin e Kosovës

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
(VIDEO+FOTO) Reçaku, masakra që ndryshoi fatin e Kosovës

“Kujdes nënë, ata do të të vrasin!”, ishin fjalët e fundit të 12-vjeçarit Halim Beqiri. “Një plumb e goditi pas qafe. Kishte gjak në gojë. Isha vetëm dy metra larg!”.

Është kjo dëshmia rrëqethëse e Emës, nënës së më të riut ndër 45 viktimat e masakrës së Reçakut, dhënë disa vite më vonë për gazetarin francez Pier Azan.Sipas dëshmitarëve okularë, rreth orës 6.30 të mëngjesit të 15 janarit 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe, të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Ata filluan bastisjet shtëpi më shtëpi.

Gratë dhe fëmijët i mbyllën nëpër bodrume, ndërsa burrat dhe djemtë e rinjtë filluan t’i rrahin barbarisht me qytat e pushkëve, hunj dhe zinxhirë.

Disa prej tyre në fund i ekzekutuan nëpër oborret e shtëpive. Një burri iu pre koka, ndërsa xhelatët vranë edhe një grua.

Më pas dhjetëra burra të dhunuar, i çuan në periferi të fshatit dhe i ekzekutuan nga afër njëri pas tjetrit.Edhe pas vrasjes, shtazëria nuk mbaroi me kaq, viktimat u përçudnuan në fytyrë me kondakët e armëve. Agresorët u larguan nga fshati rreth orës 17.00, pasi u kishin vënë flakën shumicës së shtëpive.Të nesërmen në mesditë në vendngjarje mbërriti amerikani William Walker, shef i Misionit të OSBE-së, i cili tha se nuk kishte parë kurrë një skenë më të tmerrshme.

Me t’u kthyer në Prishtinë, Walker deklaroi se masakra e Reçakut qe një krim lufte, ndërsa kërkoi nga Beogradi nxjerrjen para drejtësisë të autorëve.“Dëshirojmë të dimë se kush është përgjegjës për këtë masakër, kush e ka urdhëruar atë. Ata duhet të dalin para drejtësisë. Dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të jetë i kënaqur me asgjë më pak, sesa lejimin e një hetimi të pavarur mbi këtë krim”, u shpreh Walker pas masakrës.

Ndërkohë “ujku i murrmë” i Beogradit, Sllobodan Millosheviç, i regjur tashmë me organizimin e masakrave të tilla, kishte gatuar edhe “alibinë”:viktimat ishin “terroristë të UÇK-së”, të vrarë në përplasje me policinë, ndërsa u treguan gazetarëve të huaj armë dhe municione.Pas një mbledhje urgjente të qeverisë serbe më 17 janar, William Walker, akuzohet për shpifje dhe përkrahje të separatistëve, dhe urdhërohet të largohet menjëherë nga Kosova.Por ishte tepër vonë. Imazhet e masakrës së Reçakut, kishin bërë xhiron e botës dhe kancelaritë perëndimore nisën të ashpërsonin tonet ndaj Millosheviçit.

Dhjetë muaj më parë në Prekaz të Drenicës ishte vrarë komandanti legjendar i UÇK, Adem Jashari, bashkë me dhjetëra familjarë të tij. Asokohe, UÇK cilësohej zyrtarisht nga BE dhe SHBA si një organizatë terroriste. 

Kancelaritë evropiane, qenë sërish të mefshta si në rastin e luftës në Bosnje, ndërsa vetëm falë vendosmërisë së SHBA-së, ngjarjet morën një kthesë dramatike.

Presidenti Bill Clinton kishte pësuar një poshtërim kombëtar, pas shpërthimit të skandalit seksual “Levinski”, dhe i kishte shpëtuar vetëm në momentet e fundit shkarkimit.Veç arsyeve qartazi humanitare, ky ishte një rast i artë për të mbyllur me ngjyra me pozitive presidencën.

Kështu, faktori ndërkombëtar nën drejtimin e sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, organizoi Konferencës e Rambujesë në Francë, ku shqiptarët dhe serbët do të uleshin për të arritur një armëpushim.  Ajo zgjati nga data 6 deri në 23 shkurt. Ndërkombëtarët propozuan largimin e trupave serbe, dhe vendosjen në Kosovë të trupave ndërkombëtare të paqes.

Pas shumë negociatash delegacioni serb e pranoi në parim draft-marrëveshjen, por u shpreh kundër futjes në Kosovë të forcave të NATO-s.

Hezitime pati edhe nga pala shqiptare, sidomos nga UÇK-ja që kërkonte me çdo kusht shkëputjen nga Serbia, në një kohë që ndërkombëtarët flisnin për një autonomi të zgjeruar në kuadrin e Republikës Serbe.Në fund presidenti Ibrahim Rrugova dhe përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, pranuan të nënshkruajnë marrëveshjen, në praninë e ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kushner, i cili tha se priste që edhe pala serbe t’i bashkohej marrëveshjes.

“Ne nuk donim të vendosnim këtu një karrige bosh, pasi do të kishte një ngarkesë simbolike. Por ne jemi duke i pritur ata, i kemi dërguar një mesazh, ia kemi nisur argumentet e marrëveshjes, dhe jemi duke pritur pa asnjë lloj dyshimi se serbët do t’i rikthehen tryezës së bisedimeve”, kërkoi me ngulm atë kohë Kushner.  Pati një raund të ri bisedimesh më 15 mars në Paris, që përfundoi pa sukses. As përpjekja e fundit më 22 mars e të dërguarit special të SHBA-ve, Riçard Hollbruk në Beograd për të bindur Millosheviçin, nuk pati sukses.

Dy ditë më vonë, sikurse kishte paralajmëruar, NATO nisi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë, por edhe objekteve industriale dhe ushtarake.Ndërkohë në Kosovë, trupat ushtarake dhe ato paramilitare përshkallëzuan sulmet ndaj UÇK-së, dhe masakrat ndaj civilëve të pafajshëm, dëbimin e gati 800 mijë kosovarëve njerëzve në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, dhe plaçkitjen dhe më pas djegien e mijëra shtëpive në qytete e fshatra.Pavarësisht të gjitha këtyre, në Beograd, në një nga intervistat e pakta dhënë gjatë bombardimeve, Millosheviçi shfaqet i relaksuar para kamerave, duke shpjeguar arsyet se përse dështoi sipas tij Konferenca e Rambujesë. Ai është kaq jashtë realitetit, saqë flet për vazhdimin e bisedimeve politike, pas uljes së armëve.

 “Në ato 3 javë të gjata, si në Rambuje dhe Paris, nuk pati asnjë një takim të vetëm midis delegacioneve për të biseduar me njëra-tjetrën. Shqiptarët dhe serbët, dhe të tjerët në delegacionin shtetëror, nuk mundën të shkëmbenin asnjë fjalë të vetme. Praktikisht, ajo që u përpoq të imponohej në Rambuje nuk ishte aspak autonomia, por pavarësia”, u justifikua atë kohë Kasapi i Ballkanit.

Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova, dhe vendosjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare.  “Katër muajt e fundit, kemi parë disa nga imazhet më të tmerrshme në historinë bashkëkohore, por kemi dëshmuar edhe trimërinë e trupave tanë, vendosmërinë e demokracisë sonë, mbështetjen e popujve tanë, dhe guximin e vendosmërinë e popullit të Kosovës. Ne kemi tashmë një moment shprese, falë të gjitha këtyre cilësive, dhe duhet të përfundojmë punën e nisur dhe të ndërtojmë paqen”, theksoi me vendosmëri presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.Kosova u administrua nga UNMIK deri në 17 shkurtin e vitit 2008, kur shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj nga Serbia. 

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: ClintonfatinKosovësmasakramilloshevicndryshoiReçakuwalker

TË LIDHURA

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat
Aktualitet

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit
Aktualitet

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

18:21 | 03/02/2026
Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit
Aktualitet

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

17:12 | 03/02/2026
Next Post
Përhapet me shpejtësi sëmundja vdekjeprurëse, hemorragji nga sytë, goja dhe…

Përhapet me shpejtësi sëmundja vdekjeprurëse, hemorragji nga sytë, goja dhe...

Partizani lë për të dëshiruar, mposhtet dhe në miqësoren e dytë

Partizani lë për të dëshiruar, mposhtet dhe në miqësoren e dytë

Vetëvendosja, fryma e re që ka mbështjellë Kosovën

Albin Kurti: Bëni si them unë, por jo "çfarë bëj unë"







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

by mirseda
20:23 | 03/02/2026
0

Dy suedezë, të moshës 18 dhe 21 vjeç, janë dënuar nga një gjykatë daneze me 12 dhe...

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

20:05 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

18:51 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com