Moti i kaq ka mbërthyer Italinë, alarmi i kuq është dhënë për gjithë vendin. Kryeministri ka nënshkruar mobilizimin e Mbrojtjes Civile. Shtatë persona vdiqën dje për shkak të erës së fortë që goditi Italinë. Një zjarrfikës vullnetar e zuri poshtë një pemë e rënë në Tirolin e Jugut. Një person nga Kalabri rezulton i zhdukur. Shkollat gjithashtu do të mbyllen sot në shumë qytete, duke përfshirë Romën dhe Napolin.
Alarmi i kuq mbetet në Liguria, ku natën portet janë mbyllur. Edhe në Rapallo një stuhi detare ka shkatërruar jahtet. Gjatë ditës së sotme lundrimi në det është pezulluar dhe portet janë mbyllur.
Ndërsa 3 viktima u rregjistruan në komunën e Lacios në Romë, një në Napoli dhe një në rrethinat e Savonës. Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e rënies së pemëve. Shpejtësia e erës arriti deri në 100 km/h. Fryrja e lumenjve ka dëmtuar dhjetëra rrugë nga rrëshqitjet e tokës.
Reshjet e dendura detyruan autoritetet në Xhenova e Venecia të japin gjatë natës alarmin e kuq, gjendjen më të lartë të gatishmërisë për katastrofat natyrore./TIRANA TODAY/