Aktori i humorit Rezart Veleshja, pak ditë më parë prezantoi për publikun të dashurën e tij.
Por teksa kjo foto bëri namin në rrjetet sociale dhe jo vetëm, Rezarti e fshiu atë pas 3 ditësh nga profili i tij.
I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Rezarti ka treguar për herë të parë se pse e fshiu foton.
“Foton e hodha thjesht për të dhënë lajmin. Pastaj unë kam hedhur shumë foto me femra të tjera në Instagram, dhe s’më ka dhembur. Atë e hoqa se sikur nuk po më pëlqente që po e ndaja me burra të tjerë që kam në Instagram. Atë që e dua, e dua vetë”, ka thënë aktori.