pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisperabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombetciopusulabet girişjojobet canlıbetgit1win giriş1winbetgit girişbetgitromabet girişromabetgameofbet giriş1winbetbey girişgameofbettambet girişbetbeyradissonbet giriştambetcratosroyalbet girişradissonbetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsekabetbetsalvadorholiganbetbetciocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişMatbetPusulabetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Video/Drejtoresha i ngre kurth mësueses, por bie edhe vetë brenda

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Mësuese Fatbardha Alushaj rrëfeu për emisionin “Stop” si e larguan padrejtësisht nga shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh, me pretendimin se nuk kishte marrë pjesë në portal. Por kur është punësuar si mësuese në këtë institucion, portali nuk ekzistonte.

 “Jam mësuese në shkollën 9-vjeçare “Ismail Klosi” prej 4 vjetësh. Dy vitet e para kam qenë mësuese në lëndën e edukimit fizik me kontratë të përcaktuar. Në vitin 2016 emërohem si mësuese ndihmëse me afat të papërcaktuar, pra me kontratë definitive. Kam punuar me një fëmij që ka probleme dhe pas një farë kohe më vjen një shkresë nga Zyra Arsimore dhe Drejtoria Arsimore, ku thuhet se duhet të më zgjidhet kjo kontratë, pasi unë nuk kam marrë pjesë në asnjë nga portalet “Mësues për Shqipërinë”.

Një udhëzim i tillë nuk ka dalë në vitin që unë kam dalë si mësuese ndihmëse, por në vitin 2017-2018. Unë nuk kam pranuar të firmos, por zgjidhja e kontratës u bë në mënyrë të njëanshme nga ana e drejtorisë së shkollës”, shpjegoi mësuese Fatbardha.

Marrëdhëniet e punës së Fatbardha Alushajt me shkollën “Ismail Klosi” janë ndërprerë në fundin e muajit Qershor dhe aktualisht është e papunë.

“Unë besoj se ky është një akt politik sepse deri diku ma kanë komunikuar. Vetë drejtoresha më tha që të mos bëja përpjekje më tej sepse ata kështu e urdhëronin”, theksoi denoncuesja.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë të Fatbardha Alushajt, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua shkolëls “Ismail Klosi” për të komunikuar me drejtoreshën Loreta Zeqaj, e cila çuditërisht u shkarkua në po të njëjtën ditë.

Gazetarja – Përshëndetje!

Drejtoresha – Përshëndetje!

Gazetarja – Si jeni? Si kalon?

Drejtoresha – Si ke kaluar?

Gazetarja – Gena Haxhiu, gazetarja e emisionit “Stop”. Ju jeni drejtoresha?

Drejtoresha – Uufff..  Unë sapo u shkarkova nga detyra. Kolektivi është në mbledhje, bënë prezantimin e drejtoreshës së re.

Gazetarja – Sapo u shkarkove?

Drejtoresha – Po!

Gazetarja – Doja të dija, si qëndron e vërteta e këtij largimi?

Drejtoresha – Uufff Fatbardha… Në lidhje me Fatbardhën nuk është bërë asnjë shkelje ligjore. Absolutisht! Kam kaluar gjithë ato kontrolle, gjithë ato ekipe në lidhje me të gjithë problematikën e Fatbardhës dhe konstatimi është se nuk është gjetur asnjë lloj shkelje ligjore. Më besoni!

Gazetarja – Po pse është larguar pra?

Drejtoresha – Nuk… ajo është me kontratë. Është punonjëse me kontratë.

Gazetarja – Kontratë?

Drejtoresha – Me kontratë të përcaktuar.

Gazetarja – Më jep pak kontratën e përcaktuar dhe nga kush është firmosur sepse unë kam në dorë një kontratë tjetër që thuhet se është definitive.

Drejtoresha – Të lutem! Ato janë bërë gabimisht dhe janë gjetur shkelje nga Ministria.

Gazetarja – Kush i ka bërë gabimisht?

Drejtoresha – Në raport janë nga Zyra Arsimore, janë miratuar atje.

Gazetarja – Domethënë ju për këtë arsye bëni përgjegjëse Zyrën Arsimore?

Drejtoresha – Normale sepse atje është bërë miratimi. Miratimi i kontratave.

Gazetarja – Më fal që po pyes, po motivi jot i largimit nga puna, meqënëse me një gur po vrasim dy zogj?

Drejtoresha – Dihet, është politike. Absolutisht, përderisa në këtë moment rolin politika e luan tek drejtuesit, unë nuk kam se çfarë shtoj tjetër.

Gazetarja – Faleminderit dhe suksese në jetë! Nuk ta them në konotacionin e keq.

Drejtoresha – Absolutisht dhe unë të falenderoj dhe shpresoj të kesh marrë pergjigjen e duhur nga unë!

Pra, drejtoresha u shpreh se është shkarkuar për arsye politike, ndërsa për mësuesen Fatbardha Alushaj tha se përgjegjësia e kontratës i takon Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier. Ndaj dhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua DAR-it për të zbuluar arsyen e largimit nga puna të mësuese Fatbardhës.

Drejtoresha e këtij institucioni, Yllba Beci tha se kontrata me afat të papërcaktuar që ka lidhur Fatbardha Alushaj me shkollën “Ismail Klosi” bie ndesh me të gjitha udhëzimet që ka në fuqi arsimi parauniversitar.

“Nuk i plotësonte kriteret përkatëse dhe për këtë arsye kjo kontratë është zhbërë. Pasi është kapur me një shkelje prej një kontrolli të kryer  nga institicuionet në varësi”, shpjegoi drejtoresha Beci.

Ndërsa juristja Këze Hyskaj tha se DAR Fier i është drejtuar Zyrës Arsimore në Mallakastër për verifikimin dhe marrjen e masave përkatëse për drejtorinë e shkollës, që ka bërë lidhjen e kontratës.

Si përfundim, nuk ka rëndësi nëse Fatbardha Alushaj është larguar nga puna për arsye politike apo jo, por që tanimë është e papunë, ashtu si dhe drejtoresha Loreta Zeqaj./tvklan.al

TË LIDHURA

Aktualitet

Ndërtoi një kat pa leje në banesën e babait, arrestohet efektivi i Policisë së Sarandës

16:23 | 13/06/2026
Aktualitet

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

15:34 | 13/06/2026
Aktualitet

Arratisje gjatë funeralit të vëllait, shqiptari 47-vjeçar zhduket nga varrezat në Australi

14:57 | 13/06/2026
Next Post

Kthjellime dhe vranësira, surprizat e motit për fundjavë

Video/Me shpejtësi skëterrë, policia aksion të 'frikshëm' gjatë natës

Foto/Njihuni me vajzën nga Elbasani, punon në gomisteri







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ndërtoi një kat pa leje në banesën e babait, arrestohet efektivi i Policisë së Sarandës

by mirseda
16:23 | 13/06/2026
0

Një punonjës i Policisë së Sarandës ka përfunduar në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet...

SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes, Sekretari amerikan i Thesarit: Mund të mbyllet që këtë fundjavë

15:46 | 13/06/2026

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

15:34 | 13/06/2026

Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike, LVV siguron mandatin e 50-të në Kosovë

15:26 | 13/06/2026

Ronaldo: Ky brez do t’i japë shumë gëzim Portugalisë, synimi ynë mbetet titulli kampion bote

15:07 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com