Këngëtarja Zajmina Vasjari është bërë nënë për herë të parë vetëm pak kohë më parë. Sot në intervistën e parë të saj pas lindjes në “Xing me Ermalin” rrëfeu eksperiencën e saj si nënë e re.
Ajo tha se ka patur një shtatzëni të mbarë, por pas lindjes tregoi se ka kaluar një “sklerozë” të lehtë siç e quan vetë ajo pasi harronte shumë.
“Jo nuk kam mbajtur dietë. Unë nuk kam marrë shumë kile gjatë shtatzënisë, kam marrë vetëm kilet e bebit dhe ujërat. Kam patur një shtatzëni të mbarë, nuk kisha neps. Të bërit nënë është kënaqësia më e bukur që mund t’i ndodhë një femre. Ishte një eksperiencë e re për mua dhe ditën e dytë kur linda kam qarë sepse po qante goca. Pas lindjes më ndodhi po ashtu një tip skleroze e lehtë pasi harroja shumë”, tha këngëtarja./tvklan.al