Studentët protestues me marrëveshje kanë vendosur të ndahen me dy fronte. Një pjesë e tyre po marshojnë drejt Zogut të Zi, pjesa tjetër e studentëve po qëndron para Ministrisë së Arsimit.
Vendimmarrja për të bllokuar rrugën erdhi pas një komunikimi që studentet kanë pasur me njëri-tjetrin, për të shkuar drejt kryeministrisë apo për të qëndruar tek Ministria.
Tek Zogu i zi është bllokuar qarkullimi i makinave dhe deri tani nuk ka pasur reagim negative të shoferëve që kanë mbetur të bllokuar.