Kancelari austriak, Sebastian Kurz lajmëroi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas skandalit me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache. Ky i fundit dha dorëheqjen më herët ditën e sotme.
Kriza në Austri nisi pas publikimit të videos të quajtur “Afera Ibiza”, në të cilën ai shihet duke biseduar me një milionere ruse. Përveç dorëheqjes nga posti i zv.kancelarit, Strache ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të partisë.
Në këtë video sipas mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me rusen i kishin premtuar asaj tenderë, nëse do të financonte fushatën e tyre.
“Pas videon së djeshme skandalizuese, duhet të them mjaft sinqerisht: Mjaft më me të tilla korruptime”, ka deklaruar Kurz.
.