E martë, 20 Tetor, 2020
19 C
Tirana

Kush është Fabio Dushku? Nga pronar lokali në Athinë, në të burgosur përjetësisht (Video)

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Prej 10 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo.

Bëhet fjalë për Fabio Dushkun 33 vjeç me origjinë nga Mirdita. Në një bisedë telefonike me tvklan.al, ai na tregon se në Greqi ka qenë bashkëpronar i një lokali nate.

Pyetje: Kur keni shkuar për herë të parë në Greqi dhe me çfarë jeni marrë?

Fabio Dushku: Në vitin 2001. Me thënë të drejtën nuk kam punuar. Në fillim të 2010-s kam rënë në burg, jam 33 vjeç. Jam dënuar me tre burgime të përjetshme.

Pyetje: Ju nga jeni me origjinë?

Fabio Dushku: Nga MirditaJam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea.

Pyetje: Ju ishit bashkëpronar apo aksioner i vetëm?

Fabio Dushku: Bashkë me një tjetër, me një grek.

Pyetje: Ju më pas u shkëputët për shkak të falimentimit apo problemeve ligjore?

Fabio Dushku: U tërhoqa unë, jam tërhequr para se të bija në burg. U mora me diçka tjetër.

33-vjeçari është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Fabio thotë se nuk i pranon akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai tregon se vendimin e Shkallës së Parë dhe të Apelit e ka dërguar në Gjykatën e Lartë dhe aktualisht çështja është në gjykim.

Pyetje: Cila është historia juaj për të cilën jeni dënuar?

Fabio Dushku: Unë jam dënuar për ca vrasje dhe dy organizata si bashkëpunëtor në organizatë terroriste këtu në Greqi.

Pyetje: Me sa vite jeni dënuar?

Fabio Dushku: Burgim të përjetshëm.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në Greqi dhe në cilin vit?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në 2007-2008. Unë jam dënuar për ato tani, dhe nuk është se kërkoj pafajësi.

Pyetje: Ju e keni pranuar dënimin tuaj?

Lexo edhe :   Has: Baste sportive në lokal, arrestohet i punësuari dhe në kërkim pronari
Lexo edhe :   Has: Baste sportive në lokal, arrestohet i punësuari dhe në kërkim pronari

Fabio Dushku: Jo, për vrasje nuk kam pranuar asgjë unë!

Pyetje: E keni apeluar çështjen?

Fabio Dushku: Normale që e kam apeluar. Jam në gjykim e sipër në Gjykatë të Lartë.

Pyetje: Për sa vrasje ju kanë dënuar?

Fabio Dushku: Për ca vrasje dhe shumë plagosje.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në vitin 2007?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në vitet 2007-2008-2009. Unë jam kapur në vitin 2010.

Pyetje: Në cilin qytet kanë ndodhur krimet për të cilat ju akuzoheni?

Fabio Dushku: Në Selanik, Athinë dhe Larisa.

Pyetje: Domethënë për 3 vrasje?

Fabio Dushku: Po!

Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u kap nga autoritetet greke dhe u akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku ndodheshin. Gjatë bisedës telefonike, Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.

Pyetje: Ju aktualisht për çfarë jeni në gjykim?

Fabio Dushku: Në lidhje me atë organizatën që do hidhnim në erë murin e burgut në 2015, do shembnim burgun. Jemi dënuar 40 veta bashkë.

Në Shkurt 2018 u akuzua se kishte planifikuar arratisjen nga burgu i Koridhalos. Këto pretendime i mohon duke thënë se ishte lojë e drejtorisë së burgjeve në Greqi.

Pyetje: Ndërkohë, vitin e kaluar në fillim të Shkurtit u tha dhe u akuzuat se kishit planifikuar arratisje nga burgu i Koridhalos. Sa e vërtetë është?

Fabio Dushku: Nuk është e vërtetë. Ajo ishte politike. Mua s’mu gjet asgjë, m’u gjet një laptop. Laptopi s’është asgjë. Ajo ishte një lojë e drejtorisë së burgjeve. Nuk është se u gjykova për atë punë. Thjesht u bë e madhe në media, por në realitet e dinin ata dhe nuk e dija unë. S’ka problem, se këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë me mua./ Tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

30-vjeçarja pret damarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 30-vjeçare ka prerë damarët e duarve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Policia...

Shqipëri-Greqi, çështja e Detit në Hagë/ Zaganjori: “Duket e parakohshme”

Vendimi i sotëm i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare...

Ja si do të dukej një “luftë në hapësirë” në të ardhmen e afërt

Nga: Eric Berger “Ars Technica” Krijimi i Forcës Hapësinore të SHBA-së, ka nxjerrë në pah të gjitha konceptet fantaziste rreth luftimeve në hapësirë. Por a...

Kursi i këmbimit/ Bie paundi britanik, euro nuk ndryshon

Dita e dytë e javës ka rezultuar me një rënie të lehtë të dollarit amerikan përballë lekut. Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...