Edhe pse në Kuvend dje kaloi me 75 vota ligji për Teatrin Kombëtar, dhe i hap rrugë shembjes së tij dhe zhvillimit të zonës, por artistët kanë protestuar sërish kundër shembjes së godinës.
Regjisori Robert Budina tha se ata e dinin që do të kalonte ligji në Kuvend, por tregoi se ata janë për të protestuar dhe do të ngjallin shpresën.
“Ne e dinim që ai ligj do kalonte. Por tani jam më i qetë se e di që jam në diktaturë. Tani është ngjallur ajo fije shprese që ne na mungonte. Dje na thanë që kishte një skenar për të pasur trazira, na tha policia që mund të acarohej situata, por kjo gjë nuk ndodhi treguam qytetari deri në fund”, tha Robert Budina.
“O ambasador britanik, ku je? Është luajtur Shekspiri këtu. Hajde mbro teatrin nesër! Po ti more ambasadori italian ku je more? A e di që këtu është bosi që ka bërë gjithë këtë aks të shkëlqyer të historisë së Tiranës, 85 vjeçare, historinë moderne të saj. Se Tirana në fakt është pesëmijë e dyqind vjeçare.Ndërsa Kujtim Gjuzi, ish-anetari i këshillit bashkiak Tiranë, nga radhët e PD-së është shprehur se: O Edi Rama, po kush të le me prish ty ore?! Shiko sa djem të rinj ka këtu dhe të mrekullueshëm. Kush të le ty more?
Ta tregojnë drurin qe caracit që e hëngre që mbrëmë autogolin, se jemi edhe në kampionat Botërorë. Ta rrasi golin kryeministri i luftës mbrëmë, mu tek qeveria aty. I the mos ik, e të tha JO JO, nuk e mbaj dot këtë turp se kjo është grabitje e unë nuk mund të grabis. Në fakt 20-vjet më parë unë e kam akuzuar Majkon. I kam thënë shko ndrysho mbiemrin se e ka Pandeli Nona. E do çfarë më tha një herë isha duke parë televizion. “I them atij politikanit lokal se është dhe tiranas ai, që unë e kam zonjën time shkodrane, mbiemrin nuk e ndryshoj tha se unë jam racë ariane, dhe se gjyshi im ka qenë doktor me origjinë gjermane”.
Ndërsa unë i them prap: Dje je treguar shqiptar. Se gjyshi yt me racë ariane i ka rrënjët këtu 5200 vjet.