Punonjësi i sigurisë së një lokali thuhet se ka dhunuar një adoleshente. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në klubin e natës Newcastle Perdu. Vajza kishte qenë me miqtë e saj për Halloween.
Lauryn Parker, 19 vjeç, pretendon se është rrahur teksa ecet në shkallët e lokalit për të shkuar në tualet.
Një nga anëtarët e stafit të sigurisë e kishte dhunuar.
Incidenti është filmuar nga një prej miqve të saj dhe pamjet kanë kapur një djalë duke e shkelmuar në mënyrë të përsëritur.
Pas incidentit të tmerrshëm, vajza e re thotë se ka dalë jashtë dhe i ka postuar imazhet në “Facebook”./TIRANA TODAY/