Publikohen pamjet e aksionit të policisë në Karolinën e Veriut, teksa ishte vënë në ndjekje të pengmarrësit të një vajze 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në shtator, ndërsa e mitura ishte marrë me dhunë në makinë.
Pengmarrësi u identifikua si Hugo Yaret Cortes-Ramirez. Siç duke edhe nga videoja e publikuar së fundmi nga mediat në SHBA, 23-vjeçari u ndoq nga policia, dhe në momentin kur pa se nuk kishte shpëtim, e braktisi makinën dhe ia mbathi me vrap drejt pyllit. Në ikje, ai qëlloi me armë ndaj policisë, ndërkohë që kjo e fundit iu përgjigj po me të shtëna.
Nga shkëmbimi i zjarrit, i riu humbi jetën. Nuk ka informacion nëse është qëlluar nga policia apo vetëqëlluar.