Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

VIDEO/ Përmbytje kataklizmike në Australi, krokodilët dhe gjarpërinjtë dalin rrugëve

7 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha, W-Instant
VIDEO/ Përmbytje kataklizmike në Australi, krokodilët dhe gjarpërinjtë dalin rrugëve

(CNN) Përmbytjet shkatërruese në verilindje të Australisë kanë detyruar mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre dhe kanë sjellë gjarpërinjtë dhe krokodilët në rrugë, ndërkohë autoritetet paralajmërojnë erëra të forta dhe më shumë shi në ditët në vijim.

Sipas CNN që citon “7 News”, pjesa më e madhe e qytetit të Townsville në shtetin Queensland është e përmbytur, banorët kanë mbetur pa energji, ndërkohë që një pjesë janë detyruar të ngjiten në çatitë e shtëpive të tyre.

Shiu i fortë i së dielës detyroi autoritetet të hapnin digën e lumit Ross për të lehtësuar presionin dhe për të parandaluar shpërthimin, duke çliruar rreth 1.900 metër kub ujë në sekondë.

Përmbytjet masive që po godasin Townsville po vijnë në një kohë kur Australia është goditur nga një valë e nxehtë që ka përfshirë të gjitha territoret e vendit.

Më shumë se 100 milimetra shi të hënën dhe 75 milimetër të martën janë përllogaritur të bien të Townsville, sipas meteorologut të CNN, Karen Maginnis.

“7 News” raportoi se të gjitha rrethinat e Townsville ishin zhytur nën ujë. Banori lokal Gresham Ross tha për këtë televizion se ujërat e përmbytjeve janë më të lartat që ai ka parë në 30 vjet.

“Ju thjesht nuk mund të besoni se sa ujë ka ardhur nga lumi Ross,” tha ai.

Të shtunën, kur përmbytjet u shtuan me shpejtësi, policia doli të lajmëronte derë më derë banorët e Queenslandit, që të linin shtëpitë e tyre.

“Në thelb nuk është vetëm një ngjarje 20-vjeçare, por është një ngjarje që ndodh një herë në 100 vjet,” tha guvernatori i shtetit Anastacia Palaszczuk, sipas “7 News”.

Duke folur të hënën, Palaszczuk paralajmëroi: “Do të ketë reshje të mëdha edhe gjatë dy ditëve të ardhshme”.

“Do të ketë edhe dëmtime nga stuhitë dhe reshjet intensive që mund të shkaktojnë përmbytje të rëndësishme. Pra, edhe një herë, mesazhi ynë është, nëse nuk keni nevojë të dilni nëpër rrugë, ju lutem mos dilni”, shtoi ajo.

Qindra shtëpi në Townsville tashmë janë përmbytur, njoftoi “7 News”, dhe parashikohet që 10,000 deri në 20,000 prona të jenë në rrezik nga moti i keq.

Shërbimet e emergjencës kanë nisur të përdorin varka për të tërhequr banorët përmes ujërave të përmbytjeve në zonën e “Hermit Park” në Townsville.

Si për t’i bërë gjërat më keq për banorët, që të largohen nga shtëpitë e tyre, ka pasur shumë raste të shfaqjes, pranë qendrave të banuara, të krokodilëve dhe gjarpërinjve, të sjellë nga rritja e nivelit të përmbytjes.

Një banor i Mundingburra, Erin Hahn, i tha gazetarëve se të dielën në mbrëmje vuri re një krokodil të ujërave të ëmbla përpara shtëpisë së babait të saj .

“Ishte gati dy metër i gjatë (6.6 këmbë),” tha ajo. Përktheu dhe përshtati TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim
Analizë

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

08:18 | 20/09/2025
Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese
Kosovo

Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese

08:14 | 20/09/2025
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

15:06 | 19/09/2025
Next Post
Gripi/150 fëmijë në Ebasan janë paraqitur në Urgjencë gjatë 24 orëve

Gripi/150 fëmijë në Ebasan janë paraqitur në Urgjencë gjatë 24 orëve

EMRAT/ Mbollën kanabis në shtëpi, kush janë shqiptarët që u kapën në Angli

EMRAT/ Mbollën kanabis në shtëpi, kush janë shqiptarët që u kapën në Angli

Shtohen viktimat e gripit, 72 të vdekur në Rumani

Shtohen viktimat e gripit, 72 të vdekur në Rumani

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025




TË FUNDIT

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër
Aktualitet

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

by mirseda
10:55 | 20/09/2025
0

Ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e...

Lionel Messi merr vendimin e shumëpritur, nënshkruan kontratë shumëvjeçare me ekipin…

Lionel Messi merr vendimin e shumëpritur, nënshkruan kontratë shumëvjeçare me ekipin…

09:29 | 20/09/2025
Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

08:18 | 20/09/2025
Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese

Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese

08:14 | 20/09/2025
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

15:06 | 19/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com