Futbollisti shqiptar, Veton Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Norvegji me skuadrën e Viking.
Kosovari ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa ka shënuar ndaj skuadrës së Bran në elitën e kampionatit norvegjez.
Në minutën e 17-të, Berisha shënon një gol shumë të bukur, pasi kishte marrë një asist tjetër të bukur nga një tjetër shqiptar, Zymer Bytyqit.
Ky i fundit bëri debutimin e tij me Kosovën në miqësoren ndaj Suedisë, ndërkohë që Berisha luan për kombëtaren e Norvegjisë.