Video/ Njëri asiston dhe tjetri shënon, shqiptarët shkëlqejnë në Norvegji

Futbollisti shqiptar, Veton Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Norvegji me skuadrën e Viking.

Kosovari ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa ka shënuar ndaj skuadrës së Bran në elitën e kampionatit norvegjez.

Në minutën e 17-të, Berisha shënon një gol shumë të bukur, pasi kishte marrë një asist tjetër të bukur nga një tjetër shqiptar, Zymer Bytyqit.

Ky i fundit bëri debutimin e tij me Kosovën në miqësoren ndaj Suedisë, ndërkohë që Berisha luan për kombëtaren e Norvegjisë.